Konkurrenca, 5 dite kohe Petroliferes per monopolin
Blerina Hoxha
Komisioni i Konkurrences i ka dhene vetem pese dite afat ndermarrjes "LA PETROLIFERA ITALO- ALBANESE" sh.a, per te zhbllokuar monopolin ne shkarkimin e gazit te lengshem nga importi. Vendimi eshte bere publik dje per mediat, nga kryetarja e Komisionit te Konkurrences, Lindita Milo Lati. Komisioni i Konkurrences pas verifikimeve ne tregun e gazit te lengshem, ka vendosur te nderhyje dhe te ndermarre masa te perkohshme, por duke lajmeruar edhe aplikimin e gjobes. "Komisioni i Konkurrences vendosi marrjen e ketyre masave te perkohshme qe kane te bejne me detyrimin e menjehershem dhe jo me vone se 5 dite nga njoftimi i vendimit te ndermarrjes "LA PETROLIFERA ITALO- ALBANESE" sh.a, per te mundesuar ankorimin, shkarkimin, trajtimin dhe depozitimin e gazit te lengshem, per cdo operator te licencuar kombetar ose nderkombetar te interesuar qe te operoje ne kete terminal", tha dje Lati. Masa tjeter eshte ndalimi me vendim te Komisionit te Konkurrences te te gjitha marreveshjeve te ekskluzivitetit te koncensionarit "LA PETROLIFERA ITALO ALBANESE". Mos zbatimi i ketij vendimi perben shkelje te rende te konkurrences dhe ndeshkohet me gjobe 2-10 % te xhiros vjetore", tha Lati. Autoriteti i Konkurrences pas shqetesimeve publike te shprehura ne media, ankesave te ndermarrjeve qe operojne ne tregun e importit te gazit te lengshem te naftes si dhe te shqetesimeve te adresuara nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjise ka filluar, ne 10 ditshin e fundit te muajit shkurt, proceduren e hetimit paraprak ne tregun e sherbimit te ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit te gazit te lengshem. Gjate ketij hetimi rezulton se porti "Vlora-1" i eshte dhene me koncesion nga shteti ndermarrjes "La Petrolifera italo-rumena" SPA , per ndertimin dhe shfrytezimin e terminalit bregdetar, per depozitimin e naftes dhe te nenprodukteve te saj ne gjirin e Vlores si dhe per shfrytezimin e infrastruktures portuale ne sherbim te terminalit bregdetar. Ky terminal sipas marreveshjes do te funksionoje si nje terminal sherbimesh te pavarura, i hapur per te gjithe operatoret e kualifikuar, vecanerisht ne industrine e naftes dhe koncesionarit nuk i lejohet te ushtroje veprimtari tregtare per nafte, gaz dhe nenproduktet e tyre. Keto te drejta i jane dhene ketij koncesionari ne menyre ekskluzive. Tregu i sherbimit te ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit te hidrokarbureve, megjithese funksionon si nje treg i liberalizuar per sa i perket aktivitetit te import/eksportit ne rruge detare te naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre, kjo veprimtari realizohet vetem nepermjet dy porteve te naftes ne zonen e ish Uzines se Sodes PVC ne Gjirin e Vlores dhe ne zonen e Porto Romanos, Durres, porte te cilat jane ndertuar dhe funksionojne mbi bazen e marreveshjeve te koncesionit perkatesisht me ndermarrjet "LA PETROLIFERA ITALO ALBANESE" sh.a dhe Porto Romano sh.a, duke pasur te "drejten ekskluzive" per kete lloj sherbimi. Aktualisht ne baze te marreveshjes koncesionare, jane ndertuar 2 sfera per depozitimin e gazit me kapacitet 2.450 m3 secila, por qe perdoren deri ne 2.000 m3 per arsye sigurie. Te dyja keto depozita sferike i jane dhene per shfrytezim kompanise "KALAJA" SHA. Ne kuptim te ligjit per mbrojtjen e konkurrences, depozitat dhe rrjeti i tubacioneve qe formojne sistemin e ngarkim shkarkimit dhe depozitimit perbejne nje infrastrukture te domosdoshme (per veprimtarine e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit te gazit te lengshem. Aktualisht nga inspektimet e kryera dhe dokumentet e administruara rezulton se, ndermarrja "KALAJA" sh.a eshte e vetmja ndermarrje e cila ka te drejten te shkarkoje dhe te depozitoje produktet e saj ne depozitat ne pronesi te "LA PETROLIFERA ITALO ALBANESE" sh.a. Nderkohe Autoriteti i Konkurrences do te Vazhdoje hetimet per te percaktuar nese ka kufizime te konkurrences ne tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit te gazit te lengshem.
Viti 2010, tregjet qe po hetohen per monopol
Shume linja te tregut vendas, jane perfshire kete vit ne procedura hetimi per shkak te marreveshjeve monopol ne dem te konsumatoreve. Fillimi i vitit 2010 e gjeti Autoritetin e Konkurrences duke monitoruar dhe hetuar mbi praktikat potenciale antikonkurruese ne disa sektore dhe tregje specifike, te cilat kane filluar gjate vitit te kaluar. Keshtu, monitorimi i tregut te sherbimeve bankare me pakice; Hetim i thelluar ne tregun e prokurimit te makinave; hetimi i thelluar ne tregun e prodhimit ne vend dhe te shitjes se hidrokarbureve (nafta D2) per ndermarrjen ARMO. Sipas burimeve zyrtare te Autoritetit te Konkurrences, ne tregjet me pozite dominuese do te vazhdoje monitorimi, si ne sektorin e energjise elektrike edhe tregu i komunikimeve elektronike. Gjithashtu, krahas perfundimit te monitorimeve qe jane ne proces, transporti dhe sherbimet aeroportuale te TIA (transporti publik, transporti ajror) do te jene nen monitorim per te pare kushtet e funksionimit te tregut, si dhe monitorimin e tregjeve te tjera sipas dyshimeve per shkelje te mundshme te ligjit "Per mbrojtjen e konkurrences".