E Diel, 1 Nëntor 2026

Meidani kunder Rames Protestat zgjidhja e gabuar

Perseritja e protestave jo rezultateve. PS rruge te tjera per drejtimin e saj.

Politikani i njohur i se majtes Rexhep Meidani u kundervihet politikave qe po ndjek kryesocialisti Edi Rama duke i cilesuar ato si te demshme per nje parti qe synon pushtetin. Sipas z. Meidani opozita nuk duhet te perserise daljen ne rruge permes protestave por ne vend te tyre z. Rama duhet te dialogoje me mazhorancen qeverisese per gjetjen e nje zgjidhjeje perfundimtare qe i jep fund ngercit politik ne vend. Gjate nje prononcimi dje per mediat Meidani u shpreh Nuk mendoj se protestat jane zgjidhje ato realizuan pjesen e rritjes se ndjeshmerise politike te brendshme dhe te jashtme. Perseritja e tyre nuk me duket rezultative madje jane shprehje e nje konsumi te panevojshem politik. Sipas tij duhen gjetur rruge te tjera per drejtimin e Partise Socialiste te ndryshohen levizjet dhe kuotat e veprimit te saj dhe te mos mbetet ne kete fantazi politike. Loja politike duhet te perfundoje dhe forcat parlamentare duhet te gjejne nje zgjidhje per krizen. Keshtu qe kthimi ne protesta nga ana e opozites eshte i panevojshem ne kete rast - tha Meidani. Per sa i perket procesit te dekretimit nga ana e Presidentit te emrave te Gjykates Kushtetuese Meidani vlereson se eshte i nevojshem nderveprimi institucional President - Parlament pjese e te cilit eshte edhe Partia Socialiste. Ne qofte se mungon ky konsultim ky nderveprim i zakonshem midis dy institucioneve te Presidentit dhe Parlamentit ku pjese kryesore eshte dhe grupi parlamentar i PS-se. Pa kete do te ndeshim ne te njejten loje politike disa emra do pranohen disa jo dhe ngerci institucional mundet te zgjase me tej - u shpreh Meidani. Ish-Presidenti nenvizoi se nuk duhet abuzuar me fjalen marreveshje pasi eshte detyre e forcave politike te jene pjese e procesit parlamentar dhe qeverises qofte edhe duke kritikuar punen e qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›