Ankth në Vlorë, me Tiranën shansi i fundit për titull
TIRANE-Luhet vetëm java e gjashtë, por në Vlorë mund të flitet që tani për një ndeshje nga ato "për jetë a vdekje". Flamurtari, një skuadër e ndërtuar për të fituar titullin kampion, duke blerë disa prej futbollistëve më të mirë të kampionatit, ka zhgënjyer totalisht në ndeshjet e para, ndërkohë që nesër në orën 17 do të presë në fushën e tij një rivale direkte, Tiranën. Përballja ndaj bardhebluve konsiderohet jetike për ekipin e drejtuar nga Hulian Rubio Sançez, që pas 5 takimesh, është 6 pikë larg kreut. Një disfatë do të thotë "lamtumirë titull", pasi diferenca prej 9 pikësh do të jetë vërtet e vështirë për t'u përmbysur. Trajneri Sançez kërkon ta përgatisë sa më në qetësi ndeshjen, duke urdhëruar lojtarët të lënë pas deklaratat boshe gjatë kësaj jave. Një taktikë, që tekniku spanjoll rrallë e ka përdorur te Tirana, por që duket e domosdoshme pas një disfate si ajo ndaj Teutës të dielën e shkuar. Trajneri Sançez luan pak a shumë edhe pankinën e tij, pasi një humbje nuk do t'ia falte askush në një takim të kësaj rëndësie.
Kriza
Kur në muajt e verës, presidenti Shpëtim Gjika nisi të blinte lojtarë të kalibrit Muzaka, Memelli apo Soza, ishin të paktë ata që mendonin se Flamurtari do ta diskutonte çështjen e titullit. Në 100 vjetorin e Pavarësisë, vlonjatët menduan se do të ishte shansi më i mirë për të kënaqur tifozët e tyre, që presin një titull prej më shumë se dy dekadash. E megjithatë, kriza ka qenë vërtet një "çmenduri" për një nivel futbolli si ky shqiptar. Gjithçka nisi me shkarkimin e trajnerit Shkëlqim Muça që në javën e parë, kur Flamurtari barazoi 1-1 me Bylisin në Berat. Javën pasuese, vlonjatët u mundën në shtëpi 0-1 nga Laçi, ndërsa në javën e tretë erdhi fitorja e parë, 2-0 ndaj Tomorit. U duk si ndeshja e kthesës, por një javë më pas, vlonjatët barazuan 1-1 me Shkumbinin në shtëpi. Të dielën, më 30 shtator, ata u mundën 2-1 nga Teuta e Durrësit, e cila për një pjesë të madhe të kohës luajti me 10 vetë. Një humbje, që e ka thelluar krizën e Flamurtarit, por që duket se ka lodhur edhe durimin e drejtuesve të këtij klubi për të parë frytet e investimeve të bëra.
Tirana
Në kampin e Tiranës janë më të qetë në prag të ndeshjes ndaj Flamurtarit. Një barazim nuk do të ishte një rezultat i keq për bardheblutë edhe pse Skënderbeu mund të përfitojë, duke fituar në fushën e tij me Shkumbinin. "Natyrisht që luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme, - deklaroi dje para gazetarëve mesfushori Gilman Lika. - Jam i sigurt që nëse i mundim, do t'i nxjerrim edhe jashtë lojës për titull, pasi për vlonjatët do të jetë një goditje e madhe psikologjike", shtoi shkodrani.
(d.b/BalkanWeb)