Gruaja e vrasësit: E dija se shkonte me Elivertën, kisha frikë të flisja
KORCE - Eshtë martuar me dashuri me Viktor Rozhanin. Vitet e fundit, dashuria për burrin që e kishte zgjedhur vetë, i është shkërmoqur. Babai i katër fëmijëve e shkatërroi, e tradhtoi dhe e la me turp. Alma Rozani, bashkëshortja e autorit të vrasësit të trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Podgorie të Korçës thotë se do të ishte më mirë që ajo të kishte vdekur. Në një intervistë dhënë për "Gazeta Shqiptare", 47-vjeçarja pohon se e dinte që i shoqi kishte lidhje sentimentale me Eliverta Çoçkën, por nuk guxonte t'i thoshte gjë. Ajo thotë se bashkëshorti ishte shumë i rreptë dhe nuk mund të fliste për gjëra të tilla, dhe se ishte e kushtëzuar nga mentaliteti dhe opinioni në fshat. Ndërkohë, Rozani kërkon që dy familjet e viktimave tu japin besë se nuk do të hakmerren për çmendurinë e burrit të saj.
Sa vite martesë kishit me bashkëshortin tuaj, Viktorin?
Kemi plot 25 vite martesë. Jemi martuar me dashuri, dhe kjo që ndodhi është e çuditshme deri diku. Ne kemi dhe katër fëmijë, Martini është më i madhi, pas tij kam vajzën e martuar në Greqi, Ilirin dhe Elsën.
Si e përjetuat ngjarjen?
Më mirë të kisha vdekur, se të dëgjoja dhe të shikoja këtë që ndodhi. Nuk di çfarë të mendoj, çfarë të besoj më. Por, sigurisht që e vdekur do isha më mirë. Më turpëroi mua dhe fëmijët, këta të fundit m'i la të zhytur në borxhe. Fëmijët i kam rritur me gjak, ndërsa burri im shiti gjithçka që kisha ndërtuar vetë.
Ishit në dijeni të lidhjes jashtëmartesore të bashkëshortit tuaj?
Kishim martesë të lumtur për më shumë se 20-vjet. Vitet e fundit normalisht që dukej ftohja, vonohej në shtëpi, dilte për të punuar dhe një Zot e di se ku përfundonte. Para nuk sillte në shtëpi edhe pse punonte me traktor. Jo vetëm kaq, por nxirrte lek nga shtëpia. Ai mbante kuletën themi ne, dhe e kishte boshatisur. Më pas shiti disa nga pronat, madje mori dhe kredi 8 milionë lekë. Mua më tha se do të ngrinte një biznes të vetin. Kjo nuk u realizua kurrë, pasi Viktori i prishi lekët me atë Eliverta Çoçkën. Erdhën ata të bankës para ca muajve dhe na sekuestruan dhe ca toka të tjera. Tani na ka mbetur vetëm kopshti i shtëpisë. Por siç e tha dhe djali, paska marrë kredi dhe në një bankë tjetër 10 milionë të vjetra. Erdhën dhe na i kërkuan. Nuk dimë se ku do përfundojmë. Mbase ka marrë dhe kredi të tjera (qan). Na shkatërroi të gjithëve, jo vetëm veten e tij. Nuk kam çfarë të them tjetër.
Ju e dinit që burri juaj kishte lidhje sentimentale me Eliverta Çoçkën?
(Fillimisht hesht). Kisha dëgjuar, por nuk doja ta besoja, dhe për më tepër nuk guxoja t'i thoja. Mentaliteti në fshat nuk të lejon të flasësh për të tilla gjëra me burrin. E mbaja brenda vetes, dhe ja çfarë ndodhi.
Mund të na kujtoni momentin e fundit?
Të dielën që shkoi hëngrëm drekë bashkë, dhe më pas Viktori iku në punë. Ai punonte në tokat e banorëve të fshatit për të nxjerrë lekë, se deri në atë pikë ishte katandisur. Një banor që e kishte marrë në punë, më tha që ishte me të duke punuar tokat deri rreth orës 17:00. Më pas, ai na tregoi se Viktori i kishte thënë se "e shikon ku përfundova, po punoj për cigare tek ti. Më parë isha pronar, tani argat. Hajde, hajde si qenka bota". Pastaj i kishte rënë telefoni, dhe Viktori i kishte thënë punëdhënësit se do të kthehej në shtëpi. Por, im shoq nuk u kthye i gjallë.
Po për ceremoninë e varrimit çfarë mund të na tregoni?
Për këtë nuk dua të flas, cilido e kupton se pas asaj që bëri, edhe varrimi ishte i tepërt.
Pse rrini të ngujuar?
Kemi frikë nga ndonjë hakmarrje. Nga të dyja familjet e viktimave kemi frikë. Policia e ka bërë punën e saj. Ka edhe patrulla në fshat, por sërish kemi frikë. Më tepër kam frikën e fëmijëve. Viktori i turpëroi dhe i la dhe në hasmëri. Do doja fjalën e familjarëve të taksistit Feridon Bollguri dhe të familjes Çoçka që nuk do marrin hak.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vrasja e 3-fishtë, babai i autorit: Im bir gjeti atë që kërkoi. Jo hakmarrje