Shënoi Ramsey, kush vdes tani? (video)

Rezultati, asgjë e pazakonshme. Por, në të kaluarën sa herë që Ramsey ka realizuar, golat e tij janë përcjell me vdekjen e ndonjë personazhi me famë botërore. Me golat e tij Ramsey përcolli legjendën e pop muzikës, Whitney Houston (11 shkurt 2012), kreun e Apple, Steve Jobs (5 tetor 2011), të shumëkërkuarin për terrorizëm Osama Bin Laden (2 maj 2010) dhe liderin e Libisë, Muammar Gaddafi (20 tetor 2011).
Kush është në radhë, Houston vdiq në të njëjtën ditë kur Ramsey shënoi, Bin Laden u vra të nesërmen kurse Gadafi mbeti i pajetë 20 orë më vonë. Jobs vdiq tre ditë më vonë.
Ky i fundit së paku e largon sado pak rastësinë, por ndoshta duhet të presim disa ditë për të parë ‘viktimën’ e radhës. Do ta përcjellim me vëmendje. Në zhargonin e futbollit, djaloshi ‘vret’ me lojën e tij.