Ankthi iranian për një përplasje globale
Irani është bërë një ankth. Punë psiko-analistësh hesapi. Kompetenca e politikanëve, diplomatëve dhe ushtarakëve nuk mjafton më. Duhet diçka tjetër për të hequr mbresën e mbytjes, të frikës që republika islamike paraqet për kancelaritë dhe në fuqi e mëdha, fuqi ordinere dhe gjysmë fuqi rajonale, perëndimore dhe orientale. Pra, më shumë se gjysma e
botës: nga Uashingtoni, duke kaluar nëpër Europë, Arabi Saudite, Emiratet Arabe sunite, dhe Izraeli. E gjithë vëmendja është përqendruar mbi Iran. Dhe të gjitha “kurat” deri më tani, të studiuara, nga dialogu deri në sanksione, të buta apo të ashpra, ndaj inkursioneve ajrore preventive, pas simulacioneve të ndryshme duket që janë joefikase dhe jo të duhura.
Irani është një dhimbje koke. E pandryshueshme. Psikoanalistët mund të na ndihmojnë edhe për të dalluar, në lëmshin e anktheve tona iraniane, fantazmat e realitetit. Edhe kuptimi i kronikës të përditshme është i pakapshëm. Nuk mjafton një shikim i parë ose një lexim paraprak I fakteve. Pardje ka pasur manifestime përpara tre ambasadave europiane, të Italisë, Francës dhe Gjermanisë. Disa qindra milicianë të mobilizuar për rastin ka hedhur parulla dhe më pas janë shpërndarë nga policia.
Një inskenim në një teatër province. Përpara ambasadës italiane kanë lëshuar ulërimat “Vdekje Italisë” dhe kanë lëshuar disa gurë. Kuptimi i këtij gjesti nuk mund të anashkalohet. Leximi i parë nuk mund të merre parasysh. Do të ishte naive të mendonim se janë reagime të natyrshme nacionaliste. Nëse ishin kështu do të kishim pasur manifestime më të mëdha, do të ishin më të dukshme, nesër do të kishim pasur një reagim dhune kundër qëndrimeve italiane, franceze dhe gjermane, por kundër shprehjes pro të këtyre vendeve për sanksione nëse regjimi i Iranit nuk pranon një disiplinë atomike. Ato manifestime ishin për përdorim të brendshëm. Gjithçka që ndodh në Teheran është, në këtë moment, për përdorim të brendshëm. Nga një javë që Mahmud Ahmadinejad bënë kapërcime të padeshifrueshme, të pakuptueshme nëse nuk do të ishin për të mbajtur, për të shpërndarë, për t’i qepur gojën opozitës në vigjiljen e 30-vjetorit të hipjes në fuqi të ajatollah Khomeinit. Takimi është i rëndësishëm. Mund të jetë deciziv. Zhvillimi i saj do të zbulojë stabilitetin e regjimit pas 6 muajsh zgjedhje.
Sot, 11 shkurt, opozita mendon të ndërhyjë, dhe të prishë solemnitetin e celebrimit. Do të jetë një kundërsulm i fundit për të rrezuar regjimin të mullahëve. Nëse do të dështojë, do të shpërndahet me represion. Por duke demonstruar fuqi, do t’i rijepte shpirt përleshjeve të brendshme, midis atyre që e mbrojnë republikën islamike, pra ata që kanë një superfuqi fetare, dhe atyre, pa i hedhur poshtë principet islamike, do një republikë të vërtetë, jo më drejtpëdrejt fetare, sipas traditës së Khomeinit. Loja është bërë e madhe.
Duke denoncuar shtetet europiane me një grup milicësh që janë veshur civilë, për të akuzuar se frenon marshimin e iranian drejt atomikes, lideri suprem Khamanei dhe i nënshtruari Ahamadinejed kanë supozuar një komplot ndërkombëtar. Cilësohet një komplot që mbështetet nga opozita. Khamenei dhe Ahmadinejad përdorin problemin e atomikes kundër opozitës, të etiketuar si tradhtarë të vendit, sepse nuk i lejojnë vendit bashkë me të huajt të drejtën për atë energji, duke u bërë kështu simbol i një pavarësie kombëtare.
Java e Ahmedinexhad u dominua nga një ndryshim total i qëndrimeve, por veç në dukje, ato janë të pakuptueshme. Të martën u deklarua i favorshëm për një pasurim të uraniumit në Rusi dhe më pas në Francë, duke pranuar një nivel që nuk e lejon përdorimin ushtarak. Të dielën Ahmedinexhad ndryshoi mendje: i ka urdhëruar drejtorit të tij për agjencinë atomike, që ta pasurojë vetë Irani, uraniumin në 20 %, për përdorim farmaceutik. Kështu u prish akordi që mendohej se ishte arritur në tetor. është e panevojshme të kuptohet në planin logjik, edhe në planin teknik, vendimi i Ahmadinejad. Edhe pse duke kontrolluar procesin e një pasurimi uraniumi, ai do të jetë në gjendje të pasurojë uraniumin deri në atë nivel sa të këtë një bombë atomike, nëse e ka në mendje një gjë të tillë, në një hapësirë kohe të kuptueshme, pa një ndërhyrje nga jashtë.
Ka vetëm një shpjegim të shpejtë: duke radikaliazuar polemikën në planin ndërkombëtar, është më e thjeshtë të akuzosh opozitën në një implikim me forcat e huaja, pra duke e diskredituar dhe shpërndarë me një represion të fortë dhe të dhunshme. Kjo e fundit e parë më shumë në miqtë më të afërt të Mir Hossein Moussavi dhe Mehdi Karubi, dy kandidatët për presidencë. Moussavi ka thirrur njerëzit e tij për t’iu bashkuar manifestimit zyrtar për të kontestuar regjimin. Ish-presidenti Mohammad Khatami ka bërë një përmbledhje të objektivave të opozitës: “nëse do zoti, të gjithë do të marrin pjesë në protesta, për të mbrojtur revolucionin dhe të drejtat e njeriut”. I ndryshëm ka qenë fjalimi i Ayatollah Khamenei, lideri shpirtëror që tha se “kombi iranian do të tregojë, me unitetin e vet, se do të godasë me grusht fytyrën e arrogantëve të botës, nga Amerika deri te sionistët”.
Shumë janë rrymat e mendimit që janë për t’i dhënë një zgjidhje ankthit iranian. Më e drejtpërdrejta është ajo izraelite: sanksione të drejtpërdrejta dhe tani, bashkë me një perspektivë të aksioneve ushtarake preventive, në rast recidiviteti, nëse Teherani do të ishte në pikën e realizimit atomik. Ajo amerikane është më e paqarta, kufizohet në sanksione, edhe pse e di që nuk sjell fryte, që mund të ishin preludi i një konflikti. Ajo që do të ndodhi në orët e tjera në Teheran do të këtë influencë në dy shkollat e mendimit. Edhe në të tretën, që vazhdon të mendojë që ndërhyrje nga jashtë do të favorizonin radikalizimin e situatës së brendshme iraniane....