Tragjedia në Linzë, apel për dënimin e krimeve të komunizmit
Menjëherë pas rënies së komunizmit, ish-të përndjekurit politikë kanë ngritur zërin për dënimin e krimeve të komunizmit, si një domosdoshmëri për ndarjen e Shqipërisë nga e kaluara komuniste, si dhe integrimin në familjen europiane. Por zëri ynë është injoruar gjithnjë e vazhdimisht nga e majta ish-komuniste, e cila ne simbioze me te kaluaren e vet kriminale, i ka kundershtuar gjithnje e vazhdimisht proceset demokratike. Bëhej fjalë për mijëra të pushkatuar, me ose pa gjyq. është me të vertetë mjaft trishtues fakti se akoma sot, 20 vjet pas rënies së komunizmit, njerëzit kërkojnë varret e të afërmve të tyre. Nuk është për t’u çuditur, se njeri prej këtyre njerzve të mjerë, duke rrëmuar për të gjetur varrin e të atit, në malin e Dajtit, duke trokitur në tokën e ftohtë, duke mbajtur vesh në sinjalin e goditjeve, gjeti shumë varre. është tragjedia e popullit shqiptar. Shqipëria ka me dhjetëra si “Linza”. Njerëz që kërkojnë varre ka në të gjithë vendin. Por shikoni o njerëz se si hesht e majta ish-komuniste. Asnjë prononcim. Edi Rama, i pari i tyre, i zhytur në batakun e të kaluarës kriminale, hesht si gur varri, i varreve që akoma nuk po gjenden. I Ati, pa asnjë hezitim, e hodhi firmën për varjen në litar të poetit disident antikomunist, mikut tim të paharruar Havzi Nela. Kjo firme e implikon skizofrenin e PS dhe të gjith forcën e tij politike në krime kundër popullit. Sa qindra mijera firma, sa qindra mijera varre dhe “hapja e dosjeve” të ish sigurimit ka hyrë si në atë shprehjen antike të Romës së vjetër, “në kalendat greke” nga e majta ish-komuniste. Kur ne, ish të përndjekurit politik ngrinim zërin për mijëra të pushkatuar që nuk u gjenden varret, ish-kriminelët e diktaturës na injoronin në mënyrat më të ndryshme. Ne nuk po kërkonim hakmarrje, por drejtësi para Zotit dhe ligjit. Në vend që këta kriminelë të kërkojnë falje, ata krekosen si gjeli majë plehut, të patrazuar - kudo në administratën shtetërore. Ata bile po kërkojnë me këmbëngulje pushtetin e humbur me votën e popullit me 28 Qershor. Se këta kriminelë nuk mundet të mbeten pa pushtet - në konceptin e tyre bolshevik leninist - se “pushteti merret me grykën e pushkës”. Si në filmin “Vdekja e kalit”, “duku njëherë andej nga zyra ime” thotë krimineli i shnderruar ne deputet. Hasim përditë episode te tilla. Janë qindra e mijëra njerëz që kërkojnë varret e të afërmve të tyre në të gjithë vendin, por kriminelët heshtin me mospërfillje. -“Kriminelët komunistë - siç shkruan Kadareja - jo vetëm nuk kërkuan falje, por janë krijesa që nuk i ze gjaku dhe flenë me ndërgjegje të përgjakur”. Politika ka një moral. Dikush duhet te pergjigjet per varjëen në litar të poetit të vargjeve të lirisë, Havzi Nela. Edvin Kristaqi në vitin 1988 ishte një burrë i martuar që lëmonte me smerile bustet e diktatorit dhe pikturonte me ëndje kopertinat e revistës famkeqe të ish-sigurimit “Në shërbim të popullit”. Vetëm dy vjet më vonë do të përpiqej të kamuflohej në lëvizjen demokratike, por që nuk mundi. Hyri nga dera dhe doli nga dritarja. -Nuk mundet që Shqipëria t’i bashkohet Europës demokratike me Edi Ramën, Skënder Gjinushin, Gramoz Ruçin dhe kastën e kuqe të pinjojve të diktaturës komuniste që sot kanë mbërthyer përgryke politikën shqiptare dhe po tentojne t’ia marrin frymën demokracisë. Në këtë pikëpamje edhe hapja e dosjeve të ish-Sigurimit komunist ose e kodifikuar si “ligji i lustracionit”, ligji i spiunëve, ka qenë në këto vite të Shqipërisë postkomuniste arenë debatesh e diskutimesh si kusht themelor për funksionimin e demokracisë, por tani duhet qëmtuar forma se si ajo duhet të vihet në zbatim, pa ia vënë shumë veshin merimangës që u jep kuptim Fehmi Abdiut dhe fosileve të tjera të enverizmit tek instituocionet kushtetuese....