Rebusi i Hamasit
Që me fitoren në zgjedhjet e vitit 2006, Hamas ka treguar se nuk mund të jetë pjesë e procesit të paqes midis Izraelit dhe Palestinës, as pjesë e politikës palestineze bazuar në demokraci dhe në zgjedhjet e lira. Por a mundet që politikëbërësit t’i mohojnë grupit aftësinë për të luajtur rolin e fitimtarit? Optimistët argumentojnë se pjesëmarrja e Hamasit në rrymën e politikës palestineze ka për ta ndarë grupin e tij, që të zbusë qëllimet e veta radikale dhe taktikat terroriste. Por historia ka treguar që pjesëmarrja në politikë e militiantëve është nën kushte specifike dhe pothuaj asnjë prej tyre nuk ekziston sot në Autoritetin Palestinez.Gjatë 4 viteve, që kur u zhvilluan zgjedhjet parlamentare palestineze, Hamasi nuk i ka zbutur aspak politikat e veta dhe nuk i ka përvetësuar parimet demokratike. Shpesh e shqyer midis idelogjisë së vet si një lëvizje xhihadiste islamike dhe përgjegjësive, si një autoritet qeveritar në Gaza, Hamasi nuk ka pasur vullnet të transformohet. Përfundimi ka qenë një krizë ideologjike dhe politike për Hamasin dhe më shumë, sidomos, për Autoritetin Palestinez. Tetorin e kaluar, Hamasi është përballur me sfidën e zgjedhjeve të reja të mandatuara nga ligji palestinez dhe vendosur në janar nga presidenti Mahmoud Abbas. Reagimi i Hamasit ishte ndalimi i votimeve në Gaza. Si pasojë, Abbas shtyu datën e zgjedhjeve në mënyrë përfundimtare, solli debate me Hamasin lidhur me legjitimitetin e postit të tij si president.Shpejt, pas fitores së zgjedhjeve të Hamasit më 2006, identifikova disa kushte të nevojshme për të bashkërenduar lëvizjen ekstreme dhe të dhunshme ideologjike (“A mund të zbutet Hamasi?”, mars/prill 2006). Hamasi zor se mund të zbutej më shumë në të ardhmen e parashikueshme, para së gjithash, sepse nuk ishte as lëvizje e fortë palestineze, as ndonjë qendër politike e shëndetshme. Për fat të keq, kjo është e vërteta dhe kështu mbetet edhe sot e kësaj dite.Pas fitores së zgjedhjeve më 2006, Hamas menjëherë nisi disa masa shtypjeje konfliktuale. Qeveria izraelite që shpërnguli qytetarët dhe ushtarakët nga Gaza më 2005, reagoi ashpër – ushtarakisht, ekonomikisht dhe nga ana diplomatike – për të vazhduar më pas me raketat nga Gaza në Izraelin jugor, si fillim nga grupe të veçuara prej Hamasit dhe më pas, edhe nga vetë Hamasi. Ndërkaq, menjëherë pas fitores së zgjedhjeve prej Hamasit, Kuarteti (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, Kombet e Bashkuara dhe Rusia) i kërkuan Hamasit, që të fitonte legjitimitetin ndërkombëtar, të linte mënjanë dhunën, të njihte Izraelin dhe të pranonte marrëveshjet e mëparshme të nënshkruara prej Izraelit dhe unitetit kombëtar palestinez.Përballë këtyre presioneve, shpesh ai u përpoq të qeveriste pa u moderuar aspak në ideologjinë e tij. Ai mbeti i përkushtuar ndaj “rezistencës” dhe ndaj shkatërrimit të Izraelit – dhe, si rrjedhim, kundërshtoi konceptet e një procesi të vërtetë paqeje. Kur u detyrua të bënte zgjedhje të vështira, Hamasi është rrëzuar në mënyrë të përsëritur nga pesha e dogmës së tij. Në fillim të vitit 2007, në një përpjekje për të ndaluar shkallëzimin e gjakderdhjes në Palestinë dhe për të siguruar ndihma ndërkombëtare, Hamasi ra dakord që të ndante pushtetin me Fatah, në një qeverisje kombëtare. Por, Hamasi, në mënyrë të paepur kundërshtoi të përfshinte në platformën e qeverisë aprovimin për kushtet e Kuartetit apo iniciativën për paqe të Arabisë, që propozonte që shtetet arabe të normalizonin raportin me Izraelin, duke ndjekur një zgjidhje gjithëpërfshirëse të çështjeve Arabo-Izraelite. Që nga qershori i vitit 2007, qeverisja kombëtare u rrëzua njëherë e mirë. Nën iniciativën e krahut radikal ushtarak, Hamas vendosi parime të reja në mënyrë krejt brutale, duke ia punuar nën rrogoz anëtarëve të grupit të Fatahut. Kësisoj, përveç shpresave të disave që e inkurajonin pjesëmarrjen e Hamasit në politikë, përfshirja e tij në politikë nuk e zbuti aspak grupin, as nuk e frenoi atë. Hamas i rezistoi një lloj zbutjeje, derisa më në fund doli si furtunë dhe formoi një entitet politik të pavarur. Fundi i dhunshëm i qeverisjes i ndau territoret e Palestinës në dy entitete – njëri në Bankën Perëndimore dhe tjetri në Gaza – me qeverisje dhe klimë politike të ndryshme.Në Bankën Perëndimore, Abbas dhe Salam Fayyad, kryeministri i Autoritetit Palestinez nisi një proces reformash të vonuar dhe pashembullt, që përfshinte bazat e grupit të Hamasit përmes arrestimeve, goditje me armë të lutësve radikalë nga xhamitë dhe konfiskim të fondeve të Hamasit. Përpjekjet për këtë reformë sollën një siguri të përmirësuar dhe një rritje ekonomike të Bankës Perëndimore. Në Gaza, në kontrast me të, Hamasi u fokusua në të qënit bartës i flamurit për islamikët në Lindjen e Mesme. Ky qëndrim e çoi grupin realiteteve praktike në favor të qëllimeve ideologjike. Veç sforcimit ndaj klaneve lokale dhe pushtimit të bazave të fuqishme tradicionale, Hamasi nisi një proces gradual të përcaktuar qartë për islamizmin në të gjitha sferat e jetës. Kjo përfshinte legjislacionin dhe gjykatat; sistemin e edukimit; median; jetën shoqërore. Grupi në përshtatje me kodin e vet islamik, kërkoi veshje ‘modeste’ për gratë, kafene të mbyllura ose të monitoruara, madje edhe çamçakëza ndëshkues, sepse ky “rrit pasionin e të rinjve”. Islamizimi i Hamasit paracaktonte edhe persekutimin sistematik të kristianëve të Gazës. Teksa Abbas e caktoi kohët e fundit, politikat e Hamasit e kthyen Gazën në “ një emisar të errësirës”.Pavarësisht këtij fakti, debati ende vazhdon midis komentatorëve perëndimorë për çështjen, nëse Hamasi është zbutur disi. Kjo, sepse Hamasi bëri disa rregullime të reja për të mbajtur legjitimitetin e brendshëm dhe miratimin ndërkombëtar. Dy vitet e fundit nisi bisedimet me Fatah, por pa dobi. U sugjerua në fakt edhe një dialog me qeveritarët perëndimorë. Disa liderë të Hamasit herë pas here shprehnin gadishmëri për të pranuar një armëpushim afatgjatë me Izraelin. Hamasi pranoi këtë qëndrim në dukje zbutës, si një mënyrë për t’u adresuar ndaj presioneve politike pa reformuar idelogjinë e tij: nuk ka patur të dhëna që liderët e Hamasit janë rishikuar si bërthamë e besimit. Pas tërheqjes së Izraelit nga Gaza, një nga taktikat kryesore të Hamasit ishte të lejonte raketat nga Gaza në qytetet e afërta me Izraelin. Përfundimisht në dhjetor të vitit 2008, raketat e zjarrit provokuan Izraelin për të krijuar një Operacion Kryesues Përllogaritës, një operacion ushtarak masiv në Gaza. Kjo çoi në një goditje sakatuese për Hamasin dhe frenoi raketat: ku 7 000 raketa dhe predha mortaje morën zjarr në Izrael 3 vjet para operacionit, vetëm rreth 300 morën zjarr brenda 12 muajve që nga janari 2009, teksa Hamasi kishte imponuar një armëpushim total duke qenë se misioni i Operacionit Kryesues Përllogaritës përfundoi këtë muaj. Në të njëjtën kohë, sidoqoftë, Hamasi u riarmatos, veçanërisht me raketat me shtrirje të gjerë, përveç përpjekjeve të shtuara të Egjiptit për të mbajtur nën fre kontrabandën e armëve përmes tuneleve në kufirin Egjipt-Gaza. Hamasi u ndihmua në këtë përpjekje për kontrabandën prej Iranit. Në tetor të vitit 2009, Hamasi testoi një raketë iraniane të përpunuar që mund të godiste edhe qytetin më të largët të Izraelit, Tel Avivit.Kjo histori dhe fakti që grupi duket se shpërfilli tensionet e forta për reformën – duke përfshirë këtu edhe zgjimin e brendshëm dhe një krizë të pashoqe në lidhje me Egjiptin – sugjeron që Hamasi nuk mund të jetë pjesë e procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës të bazuar në njohjen e Izraelit dhe në arritjen e kompromiseve historike, që nuk janë pjesë e një trupi politik palestinez të bazuar në demokraci dhe në zgjedhjet e lira. Arritja e një armëpushimi të përkohshëm me Izraelin dhe pretendimi për vullnetin për të pranuar shtetin të Palestinës brenda kufijve të vitit 1967, nuk është një shenjë e zbutjes, në një kohë kur Hamasi është duke ndërtuar njëherësh arsenalin e tij dhe terrorizmin si një mjet taktike. “Hamasi nuk do t’i dorëzohet kurrë alternativës së rezistencës” deklaroi kreu i politikës së Hamasit, Khaled Mashal në një mbledhje muajin që kaloi “nuk ka rëndësi sa kohë do na duhet”. Formulimet e Hamasit në dukje zbutëse janë gjithnjë të shoqëruara nga kushte të rrezikshme – p.sh. që në shkëmbim të një armëpushimi nga ana e Hamasit, Izraeli duhet të tërhiqet në kufijtë e vitit 1967 dhe të pranojë të gjithë refugjatët palestinezë. Në të njëjtën mënyrë, duke marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2006, kjo nuk është provë që Hamasi ka pranuar rregullat e demokracisë. Testi i vërtetë i një partie sunduese është nëse pranon një raund tjetër të zgjedhjeve, madje edhe nëse humb. Hamasi dështoi në këtë test kohët e fundit, kur përcaktoi zgjedhjet e planifikuara palestineze presidenciale dhe parlamentare. Përfundimi dëshpërues është që Hamasi paraqet një nga problemet e kësaj politike që janë vetëm të dëgjueshme, jo të zgjidhshme. Asnjë forcë në politikat palestineze sot nuk e ka pushtetin për të thyer bazat ideologjike të Hamasit apo për të pasur pushtet në Gaza. Në mënyrë që shtypja të jetë efektive – që Hamasi të bëhet më moderator, të lërë dhunën, të nënshkruajë procesin e paqes dhe të përqafojë praktikat e demokracisë.Nëse forcat ndërkombëtare, të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesëtarë të tjerë të Kuartetit lejojnë një kalim të lirë për Hamasin, grupi do të vazhdojë të luajë rolin e të dëmtuarit, kërcënuar prej Abbasit dhe moderatorëve të tjerë të Bankës Perëndimore dhe t’i shërbejë interesave iraniane. Ndryshimi i Hamasit do të jetë një udhëtim shumë i gjatë. Disfata është t’ia dalim mbanë në ndonjë mënyrë, që të lehtësojmë ndikimin mbi palestinezët e pafajshëm, të minimizojmë rrezikun e shkallëzimit mbarë dhe të lemë hapësirë për procesin e paqes. Duhet të nënvizojmë edhe urgjencën e lehtësimit të procesit të paqes nën një çadër mbrojtëse arabe që, bazuar në shqetësimet mbi armiqësinë e Iranit, do të mund të ushqejë modelimin dhe stabilitetin në përballje me ekstremizmin. Por, politika rebus mbetet me një qendrim: A do ta përmirësojë Hamasi procesin e paqes apo do ta inatosë më shumë? Në mos të ndryshojë kursin, grupi ka për ta përjashtuar veten nga procesi. Kështu do të ishte më mirë. Sfida për politikëbërësit në Uashington, Europë, Jeruzalem dhe Ramallah më pas do të jetë që t’i mohojë Hamasit aftësinë për të luajtur rolin e fitimtarit.Përktheu Rudina Dahri...