Minoritarët grekë, me një parti të re, jashtë ombrellës së binomit Dule-Bollano
“Partia e Grekëve të Shqipërisë” do të jetë një formacion i ri politik, i cili duket se do të mbledhë rreth vetes shumicën e anëtarësisë së OMONIA-s dhe do të margjinalizojë veprimin përçarës që po luan tani për tani PBDNJ-ja
Partia e re e Grekëve të Shqiperisë po shkon drejt zyrtarizimit të saj. Në një takim të zhvilluar para disa ditesh në Sarandë iu dha dora e fundit programit dhe statutit të saj. Nismëtarë të Partisë së Grekëve (me sa duket kështu do të jetë edhe emërtesa formale e partisë më të re në minoritet) janë shumica e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të OMONIAS, te deklaruar para disa muajve, te cilet kishin kërkuar me ngulm thirrjen e Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës me qellim reformimin e plotë të saj me atribute të një partie politike. Në një deklaratë për shtyp, ky grup nismëtarësh shprehet se bashkëpunimi me PBDNJ-në e zotit Vangjel Dule nuk ka më të ardhme, perderisa ajo u shndërrua në artificë të PS-së se Edi Rames. Pra, behet fjale per vazhdimesine e OMONIA-s me atribute te pastra politike dhe elektorale, thuhet më tej në deklaratë.
Levizjes per krijimin e Partise së Grekëve, pervec shumices se anetareve te Keshillit te Keshillit te Pergjithshem te OMONIA-s, i jane bashkuar ish-kryetaret e organizates Zarballa, Qirjazati dhe Llabovitiadhi, ish-deputetët Thoma Miço, Ziso Lluci, Kristo Goçi e Ligoraq Karamelo, ish kryetare dhe kryetare komunash (Petro Bereti, Vangjel Anagnosti, Panteli Toli, Andrea Zoto,Ziso Lluci, Koco Kosta, Dhimiter Mejdi, Fredo Berberi, Fredi Xhomo), ish-kryetare dhe kryetarë bashkish e rrethesh (Vasil Cako, Llambi Gjati, Ilia Seferi), dhjetëra te zgjedhur ne organet e pushtetit lokal, intelektuale te MEG. Njoftimi vijon më tej se “kjo levizje ka patur jehone pozitive edhe ne radhet e shoqatave te emigranteve ne Greqi dhe vleresohet edhe nga diplomatet greke si nje hap i matur unifikues dhe jo ndares”.
Burime te rezervuara theksojne se organizimi dhe veprimi statutor i saj parashikohet te ndjeke modelin gjitheperfshires te prezantuar vitet e fundit, si risi, nga PASOK dhe Demokracia e Re ne Greqi, i cili parashikon votimin e drejtperdrejtë, jo vetem te anetaresise, por edhe te miqve dhe te dashamiresve te Partise. Sipas te njejtit burim ideja e Partise se Re qe do te garantoje vazhdimesine e OMONIA-s po perkrahet gjeresisht, pasi vete minoritarët grekë të Shqiperise jane te pakenaqur nga apatia politike e binomit Bollano-Dule, i cili ka si moto te vetën diversionin politik dhe po ndjek taktika kaotike e selektive, duke i ndarë grekët e Shqiperise ne te majte dhe ne te djathte, në të mire dhe ne te keqij, ne tradhtare dhe patriotë. ...