Anna Oxa denoncon mjekun: Më ngacmonte
ROME- Ishin njohur gjate aktivitetit te nje shoqate bamiresie, e kishin shkembyer numrat e telefonit. Por, perkunder miqesise, mjeku 61 vjecar u be aq bezdises me telefonata, e mandej me kercenime e ngacmime sa ajo e denoncoi. Ngjarja ne fjale ka per protagoniste kengetaren me origjine shqiptare, Anna Oxa, e cila dergoi policine ne shtepine e nje mjeku te njohur 61 vjec me inicialet F.C.
Sipas mediave italiane dhe pohimit qe vete kengetarja ka bere gjate emisionit te se dieles ne canale 5, situata ishte perkeqesuar pasi Anna ishte bezdisur nga telefonatat e vazhdueshme te tij.
“Ai njeri me persekutonte, me telefononte vazhdimisht, me dergonte mesazhe pa fund e pasi une vendosa te mos i pergjigjem nisi me kercenimet”- tregon ajo.
Pas denoncimit te kengetares, policia shkoi ne shtepine e mjekut, i cili refuzoi te hapte deren. Policia nderhyri me force dhe e shoqeroi ai per nje trajtim të detyrueshëm psikiatrik.
Anna nuk ka dashur te ndalet gjate, vetem ka dhene nje keshille per te gjitha grate e vajzat qe ndihet te ngacmuara e nen presionin e tij. “denonconi, eshte zgjidhja me e mire”.