E Shtunë, 31 Tetor 2026

Megan Fox, pak ngushëllim për Lakers

Nga Express më 04 prill 2011 në ora 18:41

Aktorja Megan Fox ishte atraksioni kryesor në “Staples Center” të Los Anxhelosit, mbase edhe sepse Kobe Bryant me shokë nuk shkëlqyen dhe humbën në fushën e tyre ndaj Denverit (Lakers-Nuggets 90-95).

Për tifozët e mërzitur të vendasve, Fox “justifikoi” vlerën e biletës, ndërsa dukej e mrekullueshme përkrah të dashurit të saj Green.

Megjithatë, e fotografuar në hyrjen e stadiumit, Megan nuk dukej veçanërisht entuziaste nga ideja që po shkonte të shikonte një ndeshje basketbolli, ndërsa ngjante më shumë sikur i dashuri i saj po e merrte “zvarrë” në këtë eveniment. /tch/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›