E Shtunë, 31 Tetor 2026

Annan mbështet rolin e Iranit në Siri

I dërguari ndërkombëtar në Siri, Kofi Annan, tha se Irani mund të luajë një rol “pozitiv” në zgjidhjen e krizës siriane dhe se Republika Islamike ka ofruar mbështetje për përfundimin e konfliktit në mënyrë paqësore.

Ai i bëri këto komente pas bisedimeve që zhvilloi të martën në Teheran me ministrin e Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehin.

Annan shkoi në Teheran, pasi që një ditë më parë bisedoi në Damask me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Emisari ndërkombëtar nuk dha detaje se çfarë mbështetje ka ofruar Irani për të zgjidhur konfliktin, por Teherani së bashku me Rusinë janë aleatët kryesorë të mbetur të regjimit sirian.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që kanë mosmarrëveshje me Iranin lidhur me programin e tij bërthamor, kanë kundërshtuar ndonjë rol të Iranit në zgjidhjen e konfliktit 16-mujor mes qeverisë siriane dhe kundërshtarëve që kërkojnë fundin e regjimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›