Në kërkim të “Motrës së bardhë”

Luthwei, e veja e Jarmein Lindeyt, njërit nga pjesëmarrësit në sulmet terroriste në Londër, më 7 korrik të vitit 2005, nuk është parë që nga dhjetori, kur është arratisur në Mombasa, Keni. Policia atëbotë zbuloi planin e saj për të sulmuar turistët dhe hotelet me bomba kimike.
Para ca kohësh u publikua informata se ajo është në Somali dhe se ka lidhje me sulmet terroriste, të ndërmarra në lindje të Afrikës. Një blogure nga Tanzania, e cila publikoi këtë informatë, theksoi se Luthëei në qarqet islamike njihet me nofkën “Motra e bardhë”.
“Më shumë se pesë herë Motra jonë e bardhë ka mposhtur të pafetë në Keni dhe Tanzani. Ja ka kushtuar jetën Allahut dhe tani po i shërben Allahut si ushtare. Në Somali ajo komandon një njësi të muxhahedineve. Të gjitha motrat myslimane dëshirojnë të jenë si Motra jonë e bardhë. Edhe unë do t’i bashkohem”, ka shkruar kjo blogere.