E Diel, 1 Nëntor 2026

Romney ka tubuar më shumë fonde se Obama

Kandidati republikan për president, Mitt Romney, ka ngritur fonde për fushatë në vlerë prej 106 milionë dollarësh, duke e tejkaluar presidentin Barack Obama, i cili ka arritur të mbledhë 71 milionë dollarë.

Kjo shumë, e paraqitur nga përfaqësues të fushatës së Romneyt, është më e mira në fushatën presidenciale në vitin 2012.

Obama ka marrë donacione nga 706 mijë individë, në qershor, duke përfshirë 181 mijë persona që dhuruan për herë të parë, ndërsa Romney ka marrë fonde nga rreth 570 mijë.

Shifrat e qershorit janë të rëndësishme për Romneyn, pjesërisht sepse tregojnë një rritje dramatike të donacioneve që kanë ardhur nga klasa e mesme.

Romney ka marrë më shumë se 536 mijë donacione në vlerë prej më pak se 250 dollarë në muajin e kaluar, krahasuar me 297 mijë donacione nën 250 dollarë që mori në muajin maj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›