E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anne Hathaway Mund te interpretoj Kate Middleton

Anne Hathaway është shprehur se është e gatshme të interpretojë rolin e Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton, nëse do t’i jepej mundësia.

Aktorja e Holliwood-it ka dhënë këtë deklaratë gjatë premierës së filmit ‘One Day’ mbrëmjen e djeshme në Londër, film në të cilin amerikania luan rolin e një studenteje angleze.

“Nuk e kam menduar më parë, por them se mund të interpretoj Kate Middleton, pse jo. Është një histori e mrekullueshme ajo mes saj dhe princit William”, tha Hathaway kur u pyet nga gazetarët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›