E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet anija romake plot me amfora

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 08:28

Arkeologë të një ekspeditë shqiptare-amerikane kanë zbuluar në bregdetin nënujor shqiptar një anije romake me rreth 300 vazo vere bosh të ruajtura në gjendje të mirë.

Anija rreth 30 metra e gjatë daton rreth shekullit të parë para Lindjes së Krishtit dhe ngarkesa, vazot, besohet të kenë qenë të mbushura me verën e prodhuar nga vreshtat jugorë shqiptarë me qëllim tregjet e Evropës Perëndimore.

Në një deklaratë të bërë të hënën, Key West, pjesë e ekspeditës, tha se zbulimi është bërë në fund të korrikut pranë Portit të Vlorës, 140 km në jugperëndim të Tiranës.

Fondacioni amerikan në bashkëpunim me arkeologët shqiptarë ka si qëllim eksplorimin e ujërave shqiptare në këto 5 vitet e fundit.

Gjatë kohës së eksplorimit, ekspedita ka zbuluar rreth 20 vendndodhje të anijeve të mbytura në det.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›