E Shtunë, 31 Tetor 2026

14 kodikë të Shqipërisë, për herë të parë në Bullgari

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 08:21

Një sasi prej 14 kodikësh nga fondi 488 i Arkivit Qendror Shtetëror, do të jenë pjesë e ekspozitës “Shkëlqimi i Bizantit” që zhvillohet në Kongresin e 22-të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine në Sofje të Bullgarisë.

Ekspozita është çelur të dielën dhe do të rrijë e hapur deri më datë 27 gusht. Ditën e parë përurohet ekspozita “Bizanti pa kufij”, ku paraqiten një numër i madh librash mesjetarë nga Ballkani dhe Europa. Pjesë e ekspozitës është Arkivi Qendror Shtetëror me 14 nga kodikët e Fondit 488, që paraqiten të plotë, të periudhës bizantine dhe fund-bizantine (shek. IX – XIV), dhe me nga 1 fragment prej kodikëve të Beratit nr. 1 dhe nr. 2 (Beratinus Purpureus shek. VI, dhe Aureus Anthimi, mesi i shek. IX).

Vijnë për t’u ekspozuar edhe dorëshkrime greke të dekoruara nga Ballkani, shek. VI-XVIII”, ku do të paraqiten dorëshkrimet më të veçantë dhe më përfaqësues të periudhës bizantine dhe pasbizantine.

Gjithashtu vende të ndryshme të Europës, si Rusia, Maqedonia, Serbia dhe Greqia etj., do të kontribuojnë në këtë ekspozitë me dorëshkrime të kësaj periudhe. Ajo që është për t’u shënuar ka të bëjë me faktin se është hera e parë ku një sasi e tillë materialesh të fondit 488 dalin nga Arkivi për t’u ekspozuar në një ekspozitë ndërkombëtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›