Vdes tekstshkruesi i këngëve të Elvis Presley-t
Jerry Leiber, kompozitori dhe tekstshkruesi, i cili shkroi hitet globale për këngëtarin Elvis Presley, The Beatles dhe The Drifters, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.
Sipas “Yahoo News”, Liber u nda nga jeta të hënën, si pasojë e dështimit të një intervenimi në zemër në Qendrën Spitalore Kedrat-Sinai në Los Angeles.
Anëtarët e familjes së tij i kishin qëndruar afër deri në momentin e fundit.
Leiber, së bashku me partnerin e tij, tekstshkruesin Majk Stoller, shkroi mbi 200 këngë gjatë karrierës së tij, shumicën prej të cilave i kënduan Elvis Presley, Badi Holli, The Beatles, Rolling Stones, James Brown, BB King, The Drifters dhe Peggy Lee.
Vetëm Elvis Presley, gjatë karrierës së tij, i ka të incizuara mbi 20 këngë të shkruara nga Leiber dhe Stoller.
Ndër tekstet e këngëve të tij më të njohura janë: “Dog Hound” dhe “Jailhouse Rock”, që të dyja nga to ishin bërë të famshme nga Elvis Presley.
Ai gjithashtu ka shkruar “Stand by Me” dhe “Poison Ivy”, të cilat edhe sot vazhdojnë të jenë këngë të paharrueshme.
Sipas artistëve, këngët e shkruara nga ai, do të mbesin përherë në histori.
Kënga “Stand by Me” e punuar nga Jerry Leiber e kënduar “unppluged”