VALSE 2008 Grand Ballo, elita shqiptare do të vallëzojë si në Vjenë

>Një mbrëmje e bazuar mbi traditën vjeneze mbyll sezonin e suksesshëm në Teatrin Operistik
Muzikë dhe vallëzime do të jetë mbrëmja e fundit muzikore në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në këtë fundviti. Grand Ballo quhet mbrëmja e mrekullueshme e datë 30 dhjetor, e cila kësaj radhe është dhe dhurata që kanë përgatitur drejtuesit e këtij institucioni me rastin e fundvitit. Kjo mbrëmje e veçantë muzikore mbyll dhe sezonin artistik të këtij institucioni, e cila këtë vit zhvillohet për herë të gjashtë në kryeqytetin shqiptar. Është bërë traditë tani që në TKOB prej pesë vitesh, dhe ky është viti i gjashtë që realizohet Grand Ballo, e cila është një mbrëmje e bazuar në traditën vjeneze, ku mbizotërojnë valset e Shtrausit. Këtë vit Grand Ballo vjen në një mënyrë të veçantë për publikun dhe të ftuarit, që do të jenë pjesëmarrës në të. E veçanta e kësaj mbrëmjeje qëndron në faktin se krahas balerinëve dhe artistëve, do të performojë dhe publiku, i cili është i lirë që të kërcejë, sipas dëshirës. Ky koncert i madh do të dirigjohet nga Jetmir Barbullushi, por disa numra të zgjedhur publiku do të ketë mundësi ti ndjekë dhe nën dirigjimin e titullarit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Zhani Ciko. Ndërkohë që këtë vit janë menduar dhe të tjerë elementë të rinj, të cilët do të jenë pjesëmarrës në Grand Ballo. Kështu e ftuar në ballon e fudnvitit është dhe sopranoja Oriana Kurteshi, e cila rikthehet në skenën e operës me ftesë të drejtorit Ciko, për të nderuar këtë mbrëmje. Por do të jenë dhe të tjerë artistë që do të kënaqin publikun gjatë kësaj mbrëmjeje, do të jenë emra të njohur që me zërin e tyre të talentuar e kanë bërë për vete publikun. Kështu Grand Ballo do të ketë dhe dy emra solistësh të njohur si: Vikena Kamenica dhe Sidrit Bejleri, por do të interpretohen dhe dy numra muzikorë të zgjedhur të korit Pax Dei, me interpretimin virtuoz të orkestër simfonike të TKOB. Ndërkohë që pjesë e kësaj mbrëmje janë dhe çifti i baleti Enada dhe Gert Vaso, të cilët do të interpretojnë disa numra të zgjedhur baleti, që i përkasin kësaj tradite. Në Grand Ballo do të ketë të ftuar nga trupi diplomatik, që e kalojnë Vitin e Ri në Shqipëri,nga drejtues të shtetit dhe nga institucionet kulturore. Këtë vit do të ketë të ftuar dhe nga publiku, i cili i ka ndjekur më shumë shfaqjet e këtij sezoni artistik. Grand Ballo do të startojë në orën 20 të mbrëmjes së 30 dhjetorit, duke sjellë para publikut një atmosferë vërtetë të mrekullueshme, e cila do të zgjasë për rreth tre orë. Në ndryshim nga festat që janë zhvilluar deri tani, kjo mbrëmje është huazuar nga tradita vjeneze e ballove dhe sjell një atmosferë vërtetë mondane. Protagonistët e këtij koncerti do të jenë veshur shumë bukur duke sjellë në skenën e TOB vërtetë një atmosferë vjeneze balloje. Protagonistët e kësaj mbrëmjeje do të jenë veshur me veshje tradicionale të ballove, ku do të mbizotërojnë fustanet klasike dhe kostumet shik. Spektakli Grand Ballo do të ketë një skenografi të veçantë, ku do të mbizotërojë valsi, i cili do të sjellë një atmosferë të vërtetë mbresëlënëse në skenën e TOB. Por, nga organizatorët është menduar që kësaj mbrëmjeje ti shtohen edhe shumë elementë të tjerë që i kanë munguar edicioneve të mëparshme.
*******************
Ballot Vjeneze
Fillimi i ballove vjeneze nis me situata që nuk ngjajnë aspak me Vjenën e sotme. Ato nisin me pjesë të muzikës të shkurtra të quajtura lingler. Karakteri i tyre popullor bënte që ato të ekzekutoheshin në restorante të traditës vjeneze. Të vendosur në kodra vetëm në këto restorante gërshetohej kuzhina së bashku me muzikën vjeneze dhe vallëzimin. Këto ishin ambiente ku nuk mungonte gëzimi dhe ishin orkestrat e këtyre vendeve, të cilat luanin muzikë pa partitura në këto pjesë muzikore. Pjesë e këtyre familjeve ishte edhe ajo e Shtrausit, e cila këtë traditë e çoi edhe më përpara. Këtu filloi edhe kultivimi i kësaj muzike dhe rryma popullore u çua më përpara. Rryma popullore u fut në traditën e operetës dhe ata u bënë mbretërit e kësaj tradite. Kështu nga forma popullore siç ishte valsi ai mori përmasa të një vepre krijimi simfonik. Pas kësaj u krijuan suita të tëra vallesh, të cilat nga një krijim i thjeshtë popullor që interpretohen me dy apo tre instrumente u bënë vepra të orkestruara tradita e të cilave vazhdon edhe sot. Këtu bën pjesë edhe valsi, marshi etj, që familja e Shtrausit dhe të tjerë kompozitorë të asaj kohe i zhvilluan aq shumë sa edh sot ato janë vepra vërtetë të mrekullueshme.