FILMI I SHKURTER Alarmi i producentëve: Filmat po bëhen mbi skenarë të dobët

>Mendoj se për filmat autor duhet të ketë një kinema të përzgjedhur. Më tej ai shton se përpos mungesës së kushteve për tu shfaqur një film i tillë, sot vihet re se këto prodhime kinematografike vuajnë nga cilësia skenarit të dobët që sipas tij : Filmat e shkurtër artistik kanë disa të meta dhe kjo gjë u vu re dhe në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Greqi. Një nga problemet kyçe që u vu re ishte skenari, sepse ai shkruhet nga regjisorët dhe nuk ka skenarist që i shkruan dhe kjo vjen nga mungesa e fondeve, pasi kompanitë mund të bëjnë një investim vetëm nëse shikojnë që ka një fabul interesante dhe premton për një film të mirë. Këto ishin disa nga të metat që regjisori dhe producenti Maku vuri në dukje për problemet që ndeshin sot filma të tillë. Ndërkohë që sipas tij, sot produncentët janë të detyruar që të bëjnë dhe përzgjedhjen e këtyre projekteve, të cilat duhet të kenë dhe disa kritere. Produksionet kanë një emër dhe ndërtojnë një prestigj, dhe këtë e ndërtojnë në bazë të projekteve që përzgjedhin. Mua në kompani më vijnë shumë projekte mirë po nuk më plotësojnë kriteret, pasi unë i njoh si profesionit që kam me kinemanë 27 vjet, dhe e njoh dhe filmin dhe njoh dhe tregun. Duke e lidhur me tregun këto nuk i plotësojnë kushtet dhe përderisa nuk i plotësojnë kushtet automatikisht unë filloj dhe i përzgjedh, pasi para se ti çoj projeketet në Qendrën Kombëtare Kinematografike duhet ta bëj unë si kompani produksioni. Nëse ato nuk më plotësojnë kriteret dhe kushtet e mia, për të ngritur prestigjin e kompanisë unë nuk i pranoj. Këtë vit unë kam pasur 6 projekte dhe nga ato kam zgjedhur vetëm dy projekte, të cilët i plotësojnë këto kushte. Sipas tij sot një filmi shkurtër duhet të ketë një fabul të gjetur, e cila të përshtatet dhe me shijet e publikut. Filmi i shkurtër duhet të ketë një fabul të një gjetje, dhe mirë është të rrihen problemet sociale të kohës, të cilat ngacmojnë shoqërinë dhe kjo është pika kyçe. Filmi duhet të marri ngjarje nga realiteti dhe bëhet artistik, tregon producenti Maku. Më tej për regjisorët ai tregon se ata janë shtresa më e privilegjuar në realizmin filmave dhe sipas tij : Regjisorët janë shtresa më e përkëdhelur dhe më kapriçozë, por ne nisemi nga vetvetja dhe duke njohur këtë lloj shtrese mundohem që të mbaj një ekuilibër mes anës financiar dhe anës artistike dhe kapriçozitetit të regjisorëve. Kështu që bashkëpunimi i tyre është dhe bashkëpunimi i suksesit vetëm nga gjetja e këtij ekuilibri. Artan Maku është i njohur dhe për prodhimin filmave të animuar. Si një njeri i fushës ai tregon se animacioni në Shqipëri është mes një dileme që nuk po kuptohet. Duhet kuptuar një gjë që animacioni në Shqipëri është midis një dileme që nuk po kuptohet. Animacioni pëlqehet shumë në botë por ka dhe kërkesa si mall tregu. E veçanta dhe është për të ardhur keq është që deri dje nuk ka pasur kërkesa. Vetëm këtë vit unë kam pasur kërkesa. Por nëse do të flas për Divin dhe gjahtarinunë po mundohem që të lidh kontrata për ta shfaqur në të gjithë botën. Ai tregon se po punon që filmi i animuar shumë shpejt të jetë dhe serial, por gjithçka varet nga Qendra Kombëtare Kinematografike. Po punoj për filmin e animuar serial dhe varet se si do ta presë QKK, sepse propozimi nga shoqata është dhënë që qendra të mirë presë këtë koncept të ri, këto marrëdhënie të reja, financimet e para të filmit serial të fillojnë nga QKK, që janë pilot dhe më pas të shikohet afirmimi me tregun. Kjo do të shikohet nga një këndvështrim i ri në bashkëpunime për filmin e animuar seria, sepse ai ka koncepte të tjera dhe nuk është film autor, por është komercial dhe ka tjetër marrëdhënie në bashkëpunim dhe realizim. Më tej ai tregon se në vitin 2009 ai do të ketë dy projekte filmi me metrazh të shkurtër të cilët vijnë nga emra regjisorësh të njohur. Për filmat e shkurtër kam dy filma, që për mendimin tim janë të arrirë. Regjisorët janë Andamion Murataj me përvojë të madhe, i cili vjen nga Amerika dhe punon atje si drejtor fotografie. Ai ka nj eksperiencë shumë të madhe dhe ka mbaruar shkollën shkëlqyeshëm në Amerikë dhe filmi ka një skenar të mirë. Regjisori tjetër është Klejdi Kapexhiu, që është i njohur me teatrin dhe është hera e parë që ai merret me këtë film. Ngjarjet zhvillohen para viteve 90, ku në fokus është persekutimi i grave dhe i kushtohet të gjitha grave të kohës së monizmit. Është shumë i dhimbshëm dhe mendoj se mund të dalin dhe lot nga filmi,pohon producenti Artan Maku. Ndërkohë që deri tani filmi i animuar Divi dhe gjahtari është prezantuar suksesshëm në disa festivale ndërkombëtare dhe ka qenë i nominuar për çmim në Kaliforni, por ka qenë dhe në festivalin e Romës, në Beograd, në Lubjanë etj.