"Mallakastra siç ka qenë", në një film dokumentar
/>Sot në Muzeun Historik Kombëtarë do të shfaqet premiera e filmit historik dokumentar "Mallakastra siç ka qenë". Ky aktivitet organizohet nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Pjetër Arbnori" në bashkëpunim me Komisionin Organizator.
Filmi trajton me dokumente historike dhe me objektivitet historinë e krahinës së Mallakastrës dhe më gjerë qysh nga fillimet e jetës nga ato treva , që nga Bylisi e Nikaja, periudha e Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë, Lufta kundër rebelimit Haxhi Qamilistë, Lufta e Dytë Botërore në këtë treve , por edhe në të gjitha trevat shqiptare, si edhe pas lufta. Ku në të cilat ngjarje kanë mare pjesë dhe kontribuar figurat madhore të Mallakastrës. Në të vërtetë filmi është një histori e shkurtër e luftërave për liri, pavarësi dhe demokraci jo vetëm të popullit të Mallakastrës port ë gjithë Kombit Shqiptarë. Filmi ndriçon në mënyrë të veçantë periudhat e errëta të historisë sonë si ngjarjet e motit 1914, si dhe të Luftës së Dytë Botërore, të cilat historiografia e mëparshme i ka tjetërsuar, duke dhënë kështu një ndihmesë në rishikimin e historisë. E veçanta e këtij filmi është se përherë të parë i jepet , jo historia e një ngjarjeje por historia e dokumentuar të një populli që nga fillesat e deri në ditët tona. Grupi Realizues: skenari Uran Butka, regjia Enver Shehu Ilir Muska, operator Neritan Trifoni