Çështja Basha, reagon PS
Tiranë (Start) - Partia Socialiste ka reaguar ndaj situatës së krijuar në vend lidhur me çështjen “Basha” për hetim të abuzimeve në rrugën Durrës-Kukës. Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare pranë PS-së, Arta dade ka deklaruar se opozita dhe opinioni publik, kërkojnë zbardhjen e çështjes për zhdukjen e fondeve në rrugën Durrës-Kukës. “Kjo nuk mund të ndodhë as duke abuzuar me foltoren e Ministrisë së Punëve të Jashtme për mbrojtje personale, as duke sulmuar opozitën me shpifje dhe fyerje dhe as duke sfiduar institucionet e drejtësisë, me mosbindje të proçedurave ligjore, tha ajo në një konferencë për shtyp.
Politizimi i kësaj çështjeje kaq të rëndësishme për moralin e shtetit, të qeverisë dhe politikës, jo vetëm që nuk ndihmon në zbardhjen e së vërtetës, por përkundrazi ndihmon për mbulimin e së vërtetës, tha zonja Dade teksa theksoi se kjo nuk i shërben opinionit publik, por i shërben të gjithë atyreve që janë të përfshirë në këtë korrupsion galopant të përmasave të frikshme. “Të kërkosh zbardhjen e së vërtetës, do të thotë t’i shërbësh interesave të vendit. Ta konsiderosh këtë kërkesë si anti-kombëtare do të thotë të fshihesh pas simbolit kombëtar dhe të mbulosh këtë aferë korruptive nga më të mëdhatë, padyshim më e madhja dhe më e frikshmja e të gjithë periudhës së tranzicionit”, vijoi ajo.