Berisha: Te ndëshkohet derdhja e ujrave të zeza në det
TIRANE- Kryeministri Berisha deklaron se turizmi është shndërruar në degën kryesore të ekonomisë por hesht ndaj incidentit në Himarë, ku prej 13 orësh banorët kanë bllokuar aksin Vlorë- Sarandë, në shenjë proteste ndaj vdekjes së një 35 vjecari. Bllokimi i aksit shkaktoi rradhë të gjata deri në 3 km të makinave me turistë që frekuentojnë bregdetin jugor.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë kreu i qeverisë kërkoi ndëshkim maksimal të subjekteve që bëjnë derdhjen e ujrave të zeza në det.
” Turizmi është shndërruar në degën kryesore të ekonomisë në Shqipëri. Nëse në 7 muaj pati 1 miliardë dollarë eksporte, të ardhurat nga turizmi janë ndjeshëm më të mëdha” nënvizon kreu i qeverisë duke vlerësuar “përkushtimin serioz”, sic tha, të gjithë policisë kufitare, pushtetit vendor agjencive turistike për “këtë vërshim të paparë të turizmit"
INFRASTRUKTURA
Zoti Berisha vlerëson si një nga faktorët më pozitiv përmirësimin e infrastrukturës të zonave bregdetare.
Vetëm në Qarkun e Vlorës janë ndërtuar ose janë në ndërtim mbi 2350 km rrugë kombëtare, rurale dhe dytësore. Nuk them se të githa janë në funksion të turizmit por 90 % të tyre janë të zonave turistike të këtij qarku.”- sqaroi ai.
Sa i përket rrugës së Kombit Durrës- Kukës- Morinë, Berisha tha se 15 mijë qytetarë kanë kaluar tunelin e Kalimashit në 9 ditë.
UJRAT E ZEZA
Kryeministri kërkon ndëshkimin maksimal sipas ligjit të të gjithë subjekteve që bëjnë derdhjet e ujrave të zeza në det. “Duke e cilësuar si veprim të papërgjegjshëm” dhe “krim të rëndë kundër mjedisit”
Berisha përgëzoi ministritë për evidentimin e subjekteve që kanë shkelur ligjin dhe kërkoi ndaj tyre ndëshkimin maksimal
“Keni bërë mirë që keni evidentuar subjektet dhe i keni publikuar emrat në media. Nëse babëzia të shtyn në këtë verbëri edhe shteti i ligjit do të të ndëshkojë” – tha Berisha duke sqaruar situata e rënduar ekziston tek Shkëmbi i Kavajës e në Golem por jo në Durrës ku ka kolektor të madh e të fuqishëm.
BERISHA: UNE SI SERGEI BUBKA
Kryeministri nuk ka lënë pa hedhur batuta dhe për rekordin e tij të notit dhe pasqyrimin e lajmit në media. Pak ditë më parë kryeministria publikoi lajmin se kryeministri kishte thyer rekordin e tij personal duke notuar 127 minuta, 4 minuta me shume se vitin e kaluar ne detin jonian.
"Ju e morët vesh atë që ndodhi, por dy gjëra nuk mora vesh. E kam me median. E para ai rekord që shpall unë ndjek shembullin e Sergei Bubkës (rekordmen rus kërcim së larti). Gjëja më interesante ishte se kur dola në breg për të marrë medaljen, shoh majtas, shoh veten time, shoh djathtas veten time. Kjo më prishi entuziastin. Dhe pse ndodhi, jua them unë. Nuk isha vetëm në ujë. Njëri prej miqve më tha: E di si është puna Sali. Ty të mban uji, edhe iku. Me tjetrin shkova më thellë dhe më tha të mos shkojmë se duhet të ketë dhe peshkaqenë. I thashë: C’punë ke ti me peshkaqenë ata kanë punë me kryeministrin jo me ty"- tha kryeministri ne mbledhjen e qeverise.
(s.g/BallkanWeb)