Berisha kalon në heshtje incidentin në Himarë
VLORE- Kryeminsitri Berisha kalon në heshtje incidentin në Himarë, ku prej më shumë se 13 orësh banorët kanë bllokuar aksin kombëtar Vlorë- Sarandë, në shenjë proteste ndaj vdekjes së një 25 vjecari.
Tema kryesore e mbledhjes së sotme të qeverisë ishte turizmi bregdetar, i cili sipas tij është shndërruar në degën kryesore të ekonomisë, por nuk tha asnjë fjalë për qindra turistë të cilët që prej orës 22.00 të mbrëmjes së të enjtes presin të zbllokohet rruga kombëtare për të vazhduar lëvizjet e tyre drejt bregdetit jugor, apo dhe anasjelltas.
Që prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme banorët e Himarës kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste për vdekjen e një 35 vjecari bashkëqytetar të tyre. Korrespondeti i NEWS24 informonte gjatë gjithë paradites se qindra makina, me turistë, nga të dyja anët e rrugës ishin detyruar të kalonin natën jashtë pasi nuk kishin nga të lëviznin. Situata erdhi e u bë më e rëndë paraditen e sotme, kur fluksi i makinave u shtua dhe radhët shkuan deri në 3 km. Pritja e gjatë dhe mos ndërhyrja e policisë për të zgjidhur situatën shkaktoi dhe irritimin e turistëve.
Pas negociatave me policinë e shtetit banorët vendosin të lirojnë rrugën në orën 11.00. Por pas orës 12.00 korrespondenti i NEWS24 informoi se banorët kishin mbyllur sërish aksin rrugor.
(s.g/Balkanweb)