Cili “Browser” është më i shpejti?

Studiues kanë analizuar një sasi të madhe informacioni, për të përcaktuar se cili “browser” (programi që përdorim për eksplorimin e internetit) është më i shpejti.
Të dhënat u mblodhën gjatë një muaj në 200 faqe interneti, me 1.86 miliard matje individuale. Studimi nxori fitues Google Chrome.
Në grafikun e mëposhtëm mund të shihni kohën që u nevojitet për të ngarkuar një faqe (ngjyrë blu) dhe kohën e perceptuar për ngarkim (ngjyrë jeshile), që do të thotë kohën që kërkon ngarkimi i pjesës së dukshme të faqes.
Fituesi Chrome 12 e ngarkon një faqe për 3.433 sekonda, ndërsa Safari 4 dhe Internet Explorer 7 përkatësisht për 6.149 dhe 6,006 sekonda.
Për sa i përket kohës së perceptuar fituesi është Firefox 5 me 2,18 sekonda.
Për të qenë të qartë, këto rezultate nuk janë nxjerrë në laborator, studimet janë bërë për performancën në botën reale. Janë matje që tregojnë se si perceptohet nga njerëzit shpejtësia.
(a.h/BalkanWeb)