E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger emeron kapiten Fabregas

Trajneri i Arsenalit, para ndeshjes se sotme, deklaroi se Ces Fabregas do te jete kapiteni i ri. "Nuk kam asgje per te thene ne lidhje me kete vendim," - u shpreh trajneri i Arsenalit. "Uiliam eshte lojtar i madh. Kam respekt per te edhe si njeri, por ai eshte ne presion te madh nga media." Sipas Venger, "kapiteni eshte nje ze per klubin dhe udheheq ekipin ne fushe." Humbja me Mancester Sitin ishte e pesta per Arsenalin ne kete sezon te Premier Liges. Arsenali ka dy humbje me shume se sezoni i kaluar, kur topcinjte perfunduan ne vend te trete. Aktualisht ekipi i Arsen Vengerit ndodhet ne vend te peste, 10 pike pas Celsit dhe Liverpulit. "Kur nuk fiton asnje beteje ne ajer, - thekson Venger,- ka te ngjare qe ekipi te pesoje ndonje gol. Por kemi ende mundesi per te treguar zotesite tona. Ju e dini sesi funksionon media. Shkon nga katastrofa drejt fantastikes. Jeta reale eshte ne mes," perfundon, Arsen Venger


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›