Anri Sala në 100 vjetorin e Trussardi-t
Në 100 vjetorin e Grupit Trussardi, fondacioni me të njëjtin emër çeli mbrëmë në sallën Leopolda në Firence ekspozitën “8 e gjysmë”, ku janë përzgjedhur 300 artistët më të mirë bashkëkohorë. Mes tyre është dhe artisti shqiptar Anri Sala. Në faqen zyrtare të ekspozitën shkruhet: “Si në një paradë, “8 e gjysmë” prezanton për herë të parë bashkë veprat e artistëve që në këta 100 vjet janë cilësuar si prurjet më interesante dhe sinjifikative në panoramën e artit pamor ndërkombëtar. Për herë të parë veprat e Darren Almond, Pawel Althamer, John Bock, Martin Creed, Tacita Dean, Michael Elmgreen & Ingar Dragset, Urs Fischer, Peter Fischli e David Weiss, Paul Mçarthy, Paola Pivi, shqiptari Anri Sala dhe Tino Sehgal do të promovojnë kulturën dhe artin bashkëkohor. Ashti siç provokon edhe titulli “8 e gjysmë” marrë me “qira” nga filmi legjendar i Frederiko Felinit “8 ½”, është një rrëfim përmes imazheve, një sugjestion e tipit “flash back”, një déjà vu. Vepra e 300 artistëve propozon një antologji të 100 viteve të Trussardit.