Migjeni dhe Vorpsi “diversitetet” shqiptare të Aleph
Numri 12 i "Aleph"-it, i hedhur në qarkullim në dhjetor 2010, i kushtohet "diversitetit", një pretekst për të folur për probleme sociale dhe qytetare, për të huajt dhe ksenofobinë. Në fokus është një intervistë me tre shkrimtarë të huaj që shkruajnë në gjuhën italiane: Pap Khouma nga Senegali, shqiptarja Ornela Vorpsi dhe gjermania me origjinë polake, Helena Janeczek. Dy speciale të Aleph-it i kushtohen shkrimtarit portugez që ndërroi jetë kohët e fundit, Josè Saramago, dhe të madhit Migjeni. “Në mënyrë të veçantë kemi kërkuar këndvështrime letrare “të ndryshme” nga tonat, duke filluar me një speciale mbi Migjenin, një shkrimtar shqiptar shumë pak i botuar në Itali dhe po aq i panjohur që ka vdekur në Torino. Nga ky shkrimtar kemi publikuar tregimin “Storia di una di quelle” (Historia e njenës nga ato) dhe poezinë “Kanga e fundit”. Nga ky këndvështrim krijuam një “Aleph” shumëformësh dhe kompleks, një “Aleph” që përpiqet të bashkojë në të njëjtën hapësirë shumë zëra si Pap Khouma, Ornela Vorpsi dhe Helena Janeczek, që kanë të përbashkët në mënyrën e tyre të të shkruarit migracionin kultural, por ndërkohë kemi sjellë penën e një shkrimtari si Migjeni, një zë i panjohur në Itali që edhe pse i largët (edhe pse në hapësirë nuk tingëllon dhe aq i largët) ruan akoma forcën e zërit të tij”, - shprehet në intervistën e tij, redaktori i revistës më të njohur letrare në Europë, Andrea Coçia. Dhe përkrah Migjenit në numrin e radhës së revistës, një hapësirë e tillë i është kushtuar edhe kujtimit të José Saramago-s, për të cilin redaktori shprehet se ishte një vendim që u mor pa asnjë lloj diskutimi nga bordi drejtues i revistës. "Aleph" është një revistë e letërsisë bashkëkohore, themeluar më 2005 nga Universiteti i Studimeve në Milano. Ka intervistuar zëra të rëndësishëm të panoramës letrare bashkëkohore, nga Michele Mari te Tiziano Scarpa, nga Vincenzo Consolo te Edoardo Sanguineti. Numri 12 i " Aleph"-it, i hedhur në qarkullim në dhjetor 2010, i kushtohet "diversitetit", një pretekst për të folur për probleme sociale dhe qytetare, për të huajt dhe ksenofobinë. Në fokus është një intervistë me tre shkrimtarë të huaj që shkruajnë në gjuhën italiane: Pap Khouma nga Senegali, shqiptarja Ornela Vorpsi dhe gjermania me origjinë polake Helena Janeczek. U bënë 5 vjet tashmë që Vorpsi, e cila vjen nga artet pamore, shkruan letërsi dhe në fokus ka pasur "njeriun shqiptar", më vonë gjendjen e njeriut në një shoqëri ku ai ndihet i ardhur. Dy speciale të El Aleph-it i kushtohen respektivisht shkrimtarit portugez që ndërroi jetë së fundi Josè Saramago dhe të panjohurit Migjeni, shkrimtari shqiptar pak i përkthyer në Itali, që ka vdekur në Torino.