Ansambli "Roma Classica" në Tiranë
U zhvillua dje në mbrëmje në Akademinë e Arteve në Tiranë, koncerti i kuintetit italian "Roma Classica". Instrumentistët Santi Interdonato dhe Ilaria Cusano në violinë, Umberto Vassallo, violë, Jacopo di Tonno, violonçel, Andrea Pighi, kontrabas, kanë përcjellë për publikun një repertor klasik. Ansambli "Roma Classica" është i përbërë nga solistët e parë të Orkestrës së Dhomës, me të njëjtin emër, e krijuar në Romë në vitin 1989.
Ajo lindi si nevojë e interpretimit të një repertori të përshtatshëm që nuk ekzekutohet lehtësisht me një organikë më të madhe. Gjatë viteve të aktivitetit të tyre, Ansambli ka realizuar shumë koncerte, si në Itali edhe jashtë saj, me një repertor klasik duke pasur miratim nga kritika dhe publiku. Ata kanë marrë pjesë në festivale, ekspozita, koncerte sezonale dhe aktivitete të ndryshme bamirësie. Programi që kanë paraqitur për dashamirësit e muzikës klasike në Akademinë e Arteve quhet "Alfa dhe Omega". Ai është shëtitje muzikore në shekuj, një përjetim i këndshëm i epokave dhe stileve që arrihet edhe nga muzikë për filma, nëpërmjet një forme e artit bashkëkohor.