Barcelona, e irrituar pas 0-0, Guardiola sulmon gjyqtarin
Trajneri i Barcelonës, Pepe Guardiola,
është irrituar pas barazimit 0-0 të
martën në gjysmëfi nalen e Champions
League kundër Çelsit. Për skuadrën e tij
bëhet fjalë për rezultatin e dytë pa gola
në këtë sezon. Destinacioni i akuzave
të teknikut të katalanasve ishte gjyqtari
i ndeshjes, gjermani Volfgang Shtark,
i cili, sipas tij, ka dhënë një karton të
verdhë të padrejtë për Karles Pujol, që
do të mungojë për ndeshjen e kthimit,
pasi rezulton i skualifi kuar. Po ashtu
ndeshjen e ardhshme do të mungojë
edhe Jaja Ture, po për shkak kartonësh.
Një tjetër akuzë ndaj Shtark është
se nuk e ka nxjerrë me karton të kuq
bashkëkombësin Balak, pas një faulli
ndaj Injestës. "Është e pabesueshme
që ndeshja ka përfunduar me të njëjtin
numër kartonësh për skuadër dhe në
veçanti vendimi për Balak ka qenë skandaloz:
Injesta ishte në zonë dhe Balak
meritonte kartonin e dytë të verdhë. Të
gjithë e dinë se në Champions çdo detaj
është i rëndësishëm. Kur një skuadër
sulmon, duhet të jetë e favorizuar",
përfundon Guardiola.
është irrituar pas barazimit 0-0 të
martën në gjysmëfi nalen e Champions
League kundër Çelsit. Për skuadrën e tij
bëhet fjalë për rezultatin e dytë pa gola
në këtë sezon. Destinacioni i akuzave
të teknikut të katalanasve ishte gjyqtari
i ndeshjes, gjermani Volfgang Shtark,
i cili, sipas tij, ka dhënë një karton të
verdhë të padrejtë për Karles Pujol, që
do të mungojë për ndeshjen e kthimit,
pasi rezulton i skualifi kuar. Po ashtu
ndeshjen e ardhshme do të mungojë
edhe Jaja Ture, po për shkak kartonësh.
Një tjetër akuzë ndaj Shtark është
se nuk e ka nxjerrë me karton të kuq
bashkëkombësin Balak, pas një faulli
ndaj Injestës. "Është e pabesueshme
që ndeshja ka përfunduar me të njëjtin
numër kartonësh për skuadër dhe në
veçanti vendimi për Balak ka qenë skandaloz:
Injesta ishte në zonë dhe Balak
meritonte kartonin e dytë të verdhë. Të
gjithë e dinë se në Champions çdo detaj
është i rëndësishëm. Kur një skuadër
sulmon, duhet të jetë e favorizuar",
përfundon Guardiola.