MekLaren skualifikohet nga tri gara...me kusht
Këshilli Botëror ndëshkon
MekLarenin për skandalin
"Liargate". Skuadra britanike
skualifi kohet nga tri gara të
Formula 1, pasi gënjeu komisarët
e pistës në Australi, për parakalimin
e Jarno Trulit ndaj Luis Hemilton.
Gjithsesi, dënimi i dhënë nga
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit
është i kushtëzuar. Me
fjalë të tjera, vendimi hyn në fuqi
vetëm nëse gjatë 12 muajve të ardhshëm
do të zbulohen elementë
të tjerë rreth episodit në Çmimin e
Madh të Melburnit, ose nëse gjatë
kësaj periudhe kohore, "shigjetat
e argjendta" do të shkelin sërish
nenin 151 c të Kodit Sportiv. MekLaren
dhe Hemilton do të zbresin
normalisht në pistë për të garuar,
ndërkohë që vendimtare rezultoi
kërkesa për falje e paraqitur gjatë
mëngjesit të djeshëm nga numri
1, Martin Uitmarsh, në emër të të
gjithë skuadrës. Ndryshe nga Ron
Denis, ai nuk i kundërshtoi akuzat.
Në fakt, gjatë skandalit "spy story"
në vitin 2007, skuadra u gjobit
me 100 milionë dollarë dhe iu
hoqën pikët në klasifi kimin për
konstruktorë, vetëm sepse Denis
nuk pranonte mashtrimin në dëm
të Ferrarit.
Në deklaratën për shtyp të
shpërndarë nga FIA citohej: "MekLaren
Mercedes i pranoi të pesta
akuzat se me sjelljen në garat e
Australisë dhe Malajzisë ka shkelur
nenin 151 c të Kodit Sportiv
Ndërkombëtar. Pas deklaratave
të sinqerta të Martin Uitmarsh
përpara Këshillit Botëror dhe
ndryshimeve që ai ka sjellë në
skuadër, vendosëm të pezullonim
aplikimin e penalizimit, që ishte
ndëshkimi më i drejtë për atë që
ndodhi. Skuadra ishte dënuar
me skualifikim nga tri gara të
Botërorit të F1. Penalizimi do të
hyjë në fuqi vetëm nëse zbulohen
fakte të reja rreth kësaj çështjeje,
ose në 12 muajt e ardhshëm do
të ketë shkelje të tjera të Kodit
Sportiv". Drejtuesi më i lartë i
skuderisë anglo-gjermane ishte
thirrur për të dhënë përgjigje rreth
gënjeshtrave të Luis Hemilton pas
garës së parë sezonale. Me fjalët e
tij Hemilton shkaktoi penalizimin
e pilotit të Tojotës, Jarno Truli, i cili
e kishte parakaluar kur në pistë
ndodhej makina e sigurisë. Me
këtë veprim kampioni i botës në
fuqi u pozicionua i treti në shkallën
më të ulët të podiumit. Mashtrimi
u zbulua prej regjistrimeve
të bisedave në radion e skuadrës,
duke treguar se veprimi ishte i
qëllimshëm dhe synonte të shkaktonte
dënimin e kundërshtarit.
Pas vendimit, MekLaren ka
falënderuar FIA-n. Reagimi i
skuadrës është shpërndarë me një
deklaratë për shtyp. "Dëshiroj të
falënderoj Këshillin Botëror që më
krijoi mundësinë t‘u përgjigjesha
pyetjeve. Jemi të vetëdijshëm se
kemi bërë gabime shumë të rënda,
por jam i lumtur që na u dha rasti
të kërkonim falje për gjithçka që
ndodhi", tha Uitmarsh. "Mund të
konfi rmoj se i kemi marrë të gjitha
masat e nevojshme për të evituar
përsëritjen e këtyre gabimeve në
të ardhmen". Falja e skuadrës britanike
është përshëndetur edhe
nga presidenti i FIA-s, Maks Mosli:
"Besoj se vendimi ishte mjaft
i drejtë. Ndryshe nga më parë,
MekLareni mori përgjegjësitë.
Kjo histori quhet e mbyllur, vetëm
nëse nuk ndodh diçka e ngjashme
edhe në të ardhmen".
MekLarenin për skandalin
"Liargate". Skuadra britanike
skualifi kohet nga tri gara të
Formula 1, pasi gënjeu komisarët
e pistës në Australi, për parakalimin
e Jarno Trulit ndaj Luis Hemilton.
Gjithsesi, dënimi i dhënë nga
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit
është i kushtëzuar. Me
fjalë të tjera, vendimi hyn në fuqi
vetëm nëse gjatë 12 muajve të ardhshëm
do të zbulohen elementë
të tjerë rreth episodit në Çmimin e
Madh të Melburnit, ose nëse gjatë
kësaj periudhe kohore, "shigjetat
e argjendta" do të shkelin sërish
nenin 151 c të Kodit Sportiv. MekLaren
dhe Hemilton do të zbresin
normalisht në pistë për të garuar,
ndërkohë që vendimtare rezultoi
kërkesa për falje e paraqitur gjatë
mëngjesit të djeshëm nga numri
1, Martin Uitmarsh, në emër të të
gjithë skuadrës. Ndryshe nga Ron
Denis, ai nuk i kundërshtoi akuzat.
Në fakt, gjatë skandalit "spy story"
në vitin 2007, skuadra u gjobit
me 100 milionë dollarë dhe iu
hoqën pikët në klasifi kimin për
konstruktorë, vetëm sepse Denis
nuk pranonte mashtrimin në dëm
të Ferrarit.
Në deklaratën për shtyp të
shpërndarë nga FIA citohej: "MekLaren
Mercedes i pranoi të pesta
akuzat se me sjelljen në garat e
Australisë dhe Malajzisë ka shkelur
nenin 151 c të Kodit Sportiv
Ndërkombëtar. Pas deklaratave
të sinqerta të Martin Uitmarsh
përpara Këshillit Botëror dhe
ndryshimeve që ai ka sjellë në
skuadër, vendosëm të pezullonim
aplikimin e penalizimit, që ishte
ndëshkimi më i drejtë për atë që
ndodhi. Skuadra ishte dënuar
me skualifikim nga tri gara të
Botërorit të F1. Penalizimi do të
hyjë në fuqi vetëm nëse zbulohen
fakte të reja rreth kësaj çështjeje,
ose në 12 muajt e ardhshëm do
të ketë shkelje të tjera të Kodit
Sportiv". Drejtuesi më i lartë i
skuderisë anglo-gjermane ishte
thirrur për të dhënë përgjigje rreth
gënjeshtrave të Luis Hemilton pas
garës së parë sezonale. Me fjalët e
tij Hemilton shkaktoi penalizimin
e pilotit të Tojotës, Jarno Truli, i cili
e kishte parakaluar kur në pistë
ndodhej makina e sigurisë. Me
këtë veprim kampioni i botës në
fuqi u pozicionua i treti në shkallën
më të ulët të podiumit. Mashtrimi
u zbulua prej regjistrimeve
të bisedave në radion e skuadrës,
duke treguar se veprimi ishte i
qëllimshëm dhe synonte të shkaktonte
dënimin e kundërshtarit.
Pas vendimit, MekLaren ka
falënderuar FIA-n. Reagimi i
skuadrës është shpërndarë me një
deklaratë për shtyp. "Dëshiroj të
falënderoj Këshillin Botëror që më
krijoi mundësinë t‘u përgjigjesha
pyetjeve. Jemi të vetëdijshëm se
kemi bërë gabime shumë të rënda,
por jam i lumtur që na u dha rasti
të kërkonim falje për gjithçka që
ndodhi", tha Uitmarsh. "Mund të
konfi rmoj se i kemi marrë të gjitha
masat e nevojshme për të evituar
përsëritjen e këtyre gabimeve në
të ardhmen". Falja e skuadrës britanike
është përshëndetur edhe
nga presidenti i FIA-s, Maks Mosli:
"Besoj se vendimi ishte mjaft
i drejtë. Ndryshe nga më parë,
MekLareni mori përgjegjësitë.
Kjo histori quhet e mbyllur, vetëm
nëse nuk ndodh diçka e ngjashme
edhe në të ardhmen".