Ansi Agolli, tani sulmues me Vaasan në Finlandë

ASA (Albania Sport Agency) - Ansi Agolli, 24 vjec, ka nënshkruar për finlandezët e Vaasan. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit. Mesfushori i njohur shqiptar, i cili ka luajtur më parë në Shqipëri me rekordmenen kryeqyetase, Tiranën (dhe për dy sezone i huazuar me Apoloninë e Fierit) nënshkroi më 5 prill 2007, për skuadrën e tij të tretë jashtë Shqipërisë deri në fund të sezonit.
Klubi i fundit për të cilin luajti Agolli (179 cm, 72 kg) ishte FC Luzern në Zvicër, por anësori i majtë, i cili ka luajtur 11 ndeshje me përfaqësuen U-21 të 2 ndeshje me Kombëtaren A, ka veshur edhe fanellën e Neujshatel Ksamaks në kampionatin maksimal zvicerian, Super League.
Siti i klubit finlandez VPS Vaasan thekson faktin se Agolli është një lojtar i shpejtë në krah. Trajneri i ri i shqiptarit, Jari Pyykola vlerëson mentalitetin e lojës së Agollit, ndërs vetë Ansi në një deklarim të shkurtër për faqen zyrtare të dhënë menjëhërë pas nënshkrimit ka theksuar se e vlerëson shumë fanellën e ekipit të Vaasan dhe se ai do të ndihmonte skuadrën në Veikasuliiga.
Ansi bëri një paraqitje të shkëlqyer në takimin miqësor të fituar 2-0 nga Vaasen me TP-Seinäjoki, ku Agolli luajti si sulmues i majtë në skemën 4-3-3. Madje sipas sitit të klubit finlandez ishte Agolli nismëtari i dy golave në minutat 30 dhe 70, të realizuar nga mesfushori Saranpa dhe sulmuesi Taipale.
Kampionati finlandez fillon më 21 prill dhe Vaasen ndeshjen e parë e ka në shtëpi me Tamperen (ora 17:00). Kampionati finlandez përbehet nga 14 skuadra, zhvillohen 26 javë kampionat dhe
përfundon më 3 nëntor 2007.
Klubi Vaasen ka zhvilluar 6 ndeshje ndërkombëtare në Kupën UEFA (1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje) dhe për Agollin është një tjetër mundësi për t'u evidentuar, pasi kampionati finlandez ndiqet nga një numër i madh menaxheresh të huaj, kryesisht angleze, gjermanë, por nuk mungojnë sigurisht skandinavët.