Antonio Tarver i frikësohet Elvir Muriqit

Sipas "Eurosport", amerikani nuk e ka ndjerë veten të gatshëm për t'u përballur me "Kosova Kid"
Ndeshja e shumëpritur për titullin e kampionit të botës në versionin IBO për kategorinë gjysmë të rëndë, mes Elvir Muriqit dhe amerikanit Antonio Tarver, është shtyrë për një datë tjetër, kur kishin mbetur vetëm edhe dhjetë ditë para datës së caktuar. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare, por nuk janë bërë të ditur shkaqet. Gjithsesi, sipas asaj që shkruan "Eurosport", ka qenë boksieri amerikan ai që ka anuluar përballjen e 22 prillit me "Kosova Kid", e paraparë të zhvillohet në palestrën "Board Walk Hall" në Atlantic City të Shteteve të Bashkuara. "Raportohet se Tarver nuk ka mundur të sjellë veten në formë të mirë për këtë mec", shkruan "Eurosport", duke shprehur habinë sesi Tarver ka bërë një gjë të tillë përballë një boksieri "të panjohur". Si duket Antonio Tarver i njeh më mirë cilësitë e Elvir Muriqit, sesa gazetarët e "Eurosportit", pasi të dy kanë të njëjtin promoter, Joe DiGurdian e "Star Boxing" dhe nuk ka pasur zgjidhje tjetër vecse të tërhiqet. 39-vjecari Antonio Tarver, që aktualisht konsiderohet si boksieri i dytë më i mirë i kategorisë gjysmë të rëndë dhe njëri prej 10 më të mirëve të të gjitha kohërave nuk ka zhvilluar asnjë duel që nga 20 qershori i vitit 2006. Padyshim, një lajm i tillë ka dëshpëruar Elvir Muriqin dhe adhuruesit e tij që shpresonin të rrëmbenin titullin e kampionit më 22 prill. "Kosova Kid" kishte filluar shumë kohë më parë përgatitjet për këtë duel, madje duke pasur edhe ish-kampionë bote si sparing-partner.