Shefi i Ekipeve Kombëtare, Besnik Çela tani inspektor stadiumesh

Nga Altin Latifi
Pas një mbledhje 8- orëshe, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur shkarkimin nga detyra të shefes së Protokollit, Marjeta Xheko dhe ka spostuar në një detyrë tjetër atë të Ekipeve Kombëtare, Besnik Cela. Ka qenë ky një nga vendimet e djeshme të Ekzekutivit, që si rrallë herë ka qëndruar në sallën kryesore të mbledhjeve në FSHF gati gjatë gjithë ditës. Një nga cështjet kryesore për t'u diskutuar, ka qenë padyshim ajo e lirimit nga detyra të dy prej punonjësve më të vjetër në FSHF, të cilët rreth një javë më parë ishin pezulluar për shkak të mos informimit të presidentit në lidhje me listën e pasaportave diplomatike që do të merreshin në Ministrinë e Jashtme si edhe për dërgimin e shkresave pa formën e duhur ligjore në këtë institucion. Menjëherë pasi ka mësuar për vendimin, Xheko është parë të dalë tepër e nevrikosur nga dyert e Federatës, institucionit ku punonte prej vitesh. Ndërkohë që Cela ka dalë më shpejt që aty dhe nuk ka dashur ta komentojë vendimin, duke thënë se do të presë takimin e sotëm me sekretarin e përgjithshëm, Mici për të mësuar rolin e ri që do të ketë. Pas vendimit të djeshëm të Komitetit, Cela do të jetë inspektori i sigurisë në stadiumet shqiptare, një detyrë që për hir të së vërtetës, do të thotë një hap mbrapa në karrierë. Nga burime brenda mbledhjes, mësohet se shkelja që ka bërë shefi i Ekipeve Kombëtare, ka qenë futja e emrit të tij në listën për pasaporta diplomatike pa dijeninë e presidentit Duka. Duke e konsideruar veten pjesë të ekipit kombëtar, ai ka kërkuar që të pajiset me pasaportë nga MPJ, por një gjë e tillë është konsideruar shkelje nga ana e sekretarit të përgjithshëm, Mici. Asambleja Ndërkohë, Federata ka shtyrë për një datë të pacaktuar edhe Asamblenë e saj të Zakonshme, të planifikuar për t'u zhvilluar në datën 23 prill. Në vendimin e Komitetit thuhet se kjo është bërë pas orientimit që ka dhënë UEFA, meqenëse ky institucion ka hartuar një draft të statutit të FSHF-së, sipas Statutit Tip për të gjitha Federatat anëtare. "UEFA është në kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që ky Statut të jetë në përputhje të plotë me Ligjin e Sportit në Shqipëri", - thuhet në vendimin e djeshëm të Ekzekutivit. Data e re e mbledhjes së Asamblesë ende nuk është vendosur, por sipas asaj që thuhet në vendimin e KE-së, ajo do të mbahet brenda afateve që përcakton Statuti. E thënë ndryshe, Asambleja varet vetëm nga hartimi i draft-statutit nga UEFA, apo në rastin më të keq edhe nga ajo që do të thotë ministria në lidhje me ligjshmërinë apo jo të tij. (Marre nga Gazeta Shqiptare) Shkrimi Origjial