E Diel, 1 Nëntor 2026

Antarktidë, së shpejti një ishull i ri sa New York

SHBA- Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar një të carë të madhe në një nga akullnajat e Antarktidës, saktësisht në Pine Island.

Shkencëtarët kanë vërejtur të carën gjatë kontrollit të kësaj zone më 14 tetor, ndërkohë sipas parashikimeve të tyre pritet që ajo të shkaktojë një ishull të madh sa New York.

E çara është e gjatë 30 kilometra dhe e gjerë mesatarisht 50 metra. Shkencëtarët pohojnë se për çdo ditë madhësia e të çarës rritet për 1.8 metra, gjë të cilën e konfirmoi edhe fluturimi i përsëritur mbi të çarën pak javë më parë.

E cara pritet që brenda vitit 2012 të formojë një ajsberg të madh rreth 880 km. Shkencëtarët sqarojnë se një e çarë e tillë është fenomen natyror që ndodh çdo dekadë.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: E cara në Antarktide, së shpjeti një ishull i ri sa New York-u

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›