E Diel, 1 Nëntor 2026

Antaresimi ne BE Fyle Sfida kyce e Ballkanit te lini pas te kaluaren

Komisioneri i BE-se per zgjerimin Stefan Fle ne nje interviste per radion Deutsche elle ne shqip ndersa flet per antaresimin e Ballkanit Perendimor ne BE thekson se sfida kyce eshte kapercimi i se kaluares se veshtire dhe gatishmeria per te avancuar drejt nje axhende evropiane. Fyle shprehet me tej se nuk ka nnje date te caktuar se kur mund te kete antaresim te Ballkanit Perendimor duke vene ne dukje se cilesia eshte me e rendesishme se shpejtesia.

Intervista marre nga DW

Cila eshte perspektiva kohore per antaresimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE Disa zera nga qarqet diplomatike ne Bruksel flasin per vitin 2018 a mendoni se kjo date eshte realiste per pranimin e ketyre vendeve si anetare te BE-se

Stefan Fle Pranimi realizohet kur nje vend eshte gati kjo arrihet pasi te jene plotesuar te gjitha kriteret e antaresimit e per kete arsye vendi mund te jape kontribut pozitiv ne BE nderkohe qe edhe do te gezoje te gjitha perfitimet e antaresimit. Ky eshte nje proces ambicioz qe kerkon mobilizimin e plote te forcave te nje vendi dhe ne te cilin cilesia eshte me e rendesishme se shpejtesia. Kjo nuk do te thote qe nje vend te mos fokusoje nje date te tijen me qellim per te perqendruar forcat e veta.

fare influence pati kriza aktuale financiare vecanerisht kriza e Greqise ndaj procesit te zgjerimit

Kriza na goditi ne te gjitheve ndonese ne shkalle te ndryshme. Nepermjet bashkepunimit te vazhdueshem qe ka pasur BE-ja me vendet e rajonit kemi zbatuar politika te tilla fale te cilave kriza nuk pati efekt aq te rende sa mund te mendohej. Ne te ardhmen nje pjese e mbeshtetjes sone do te fokusohet ne forcimin e politikes ekonomike dhe te institucioneve qe e zbatojne ate. Kjo do te jete me rendesi kyce si nje mesim i nxjerre nga kriza qe tregoi se sa te rendesishme jane financat e shendetshme publike dhe politikat qe nxisin stabilitetin ekonomik. Megjithate pavaresisht krizes ne Sarajeve vendet tona anetare rikonfirmuan perspektiven evropiane te Ballkanit Perendimor.



Cilat jane pengesat me te medha per integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE

Sfida kyce eshte kapercimi i se kaluares se veshtire dhe gatishmeria per te avancuar drejt nje axhende evropiane.
Natyrisht qe ka nje sere piketash mbi te cilat eshte i ngritur i tere procesi. Pa respektimin e rendit dhe te ligjit pa pavaresine efikase te juridiksionit pa nje angazhim te forte per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar pa nje evidence per t i provuar keto dhe pa reformimin dhe funksionimin e shebrimeve publike afrimi do te jete i pamundur.
Pra Ballkani Perendimor perballet me nje sere sfidash kyce te cilat duhet te zgjidhen ne nivelin rajonal. Pajtimi eshte nje ceshtje mjaft e ndjeshme. Ne rajon jane nje sere ceshtjesh bilaterale te pazgjidhura te cilat nuk duhet te influencojne procesin e antaresimit. Kjo eshte aresyeja perse ne i inkurajojme keto vende qe te kerkojne zgjidhje bilaterale ne frymen e fqinjesise se mire.

A mendoni se vendet e rajonit do te trajtohen vecmas apo integrimi do te konceptohet per rajonin ne teresi

Nje nder rregullat e arta te procesit te pranimit eshte qe secili vend do te trajtohet mbi bazen e meritave te veta. Duke iu referuar perspektives evropiane te te gjithe rajonit ne do te sigurojme qe asnjeri vend te mos mbetet prapa per shkak te nje vendi tjeter.

Nese vendet trajtohen vecmas atehere cilat jane kriteret e trajtimit ndryshe te vendeve si p.sh. te Shqiperise Serbise apo Maqedonise

Kriteret per te vleresuar nese nje vend eshte i gatshem ose jo per antaresim jane te njejta per cdo vend keto jane te ashtuquajturat kriteret e Kopenhagenit politike ekonomike legjislative dhe administrative. Ne kuader te procesit te Stabilizimit dhe Asocijimit parashikohen si kushte shtese bashkepunimi rajonal dhe respektimi i detyrimeve nderkombetare.

A kane te 27 vendet anetare nje mendim dhe strategji unike per procesin e metejshem te zgjerimit
Strategjia jone e zgjerimit fillimisht eshte vendosur ne Samitin Evropian te Kopenhagenit ne vitin 1993 dhe u rikonfirmua ne 2006 me nje konsensus te ri per zgjerimin. Lidhur me Ballkanin Perendimor Samiti i Zagrebit ne vitin 2000 vendosi nje kuader qe si rrjedhoje u rikonfirmua ne Selanik ne 2003 dhe se fundmi sivjet ne takimin e nivelit te larte ne Sarajeve. Kjo strategji thekson perspektiven e antaresimit Evropian per te gjithe rajonin e bazuar ne meritat e secilit vend dhe ne mbeshtetjen me unanimitet te te gjitha vendeve anetare. Sivjet ne lancuam bisedimet e antaresimit me Islanden nje vend qe thuajse nje te treten e legjislacionit e ka pershtatur me ate te BE-se mbi bazen e antaresimit te saj ne EEA dhe ne Shengen.

Negocitat me Turqine jane gjithashtu ne vazhdim ndonese me ngadale sepse tani ne jemi duke trajtuar kapitujt me kompleks. Ndersa po avancojme me te gjitha vendet per antaresim ne jemi fokusuar ne cilesine e procesit dhe ne perparojme ne linjen e reformave qe jane duke u zbatuar ne vendet e zgjerimit.



Komisioneri per Zgjerimin ne Komisionin Evropian Stefan Fyle kerkon nga kryeministri Berisha qe te marre pergjegjesite qe i takojne si kryetari i mazhorances dhe ti jape fund krizes politike ne vend. Ne nje leter te derguar me 24 shtator zyrtari i larte i Komisionit Evropian kerkon nga kreu i qeverise qe te plotesohen ne kohe rekomandimet e Bashkimit Evropian ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme lokale ne maj te plotesojne standardet me te larta demokratike. Vleresimet perfundimtare te OSBE-ODHIR-it per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit perfshine nje numer rekomandimesh per te sjelle zgjedhjet e ardhshme ne perputhje me angazhimet e OSBE-se dhe standardet e njohura nderkombetare. Disa nga keto rekomandime tashme jane bere ne vleresimet dhe raportet per zgjedhjet e meparshme por megjithate ende mbeten te pazgjidhura - thuhet ne letren e shkruar nga Stefan Fyle. Sipas tij Komisioni Evropian pret qe zgjedhjet lokale ne muajin maj 2011 ne Shqiperi te zhvillohen ne perputhje te plote me standardet e njohura nderkombetare per zgjedhje demokratike si nje vend i cili ka aplikuar per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Ne keto kushte Komisioneri per Zgjerimin kerkon qe kryeministri te marre hapat e nevojshem per te garantuar qe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it te adresohen ne kohe ne menyre qe ti lejoje Shqiperise te realizoje plotesisht potencialin e saj dhe ti permbahet standardeve me te larta per zgjedhje demokratike. Sipas tij reformat elektorale do te kerkojne bashkepunim politik te gjere dhe perkrahje ne Parlament. Ai shprehu gjithashtu shqetesimin per mungesen e progresit ne normalizimin e situates politike ne Shqiperi. Si kryeminister dhe kryetari i partise kryesore ne qeveri ju ndani me udheheqesit e tjere politike pergjegjesine per te cuar drejt fundit kete rruge pa krye. Ju inkurajoj qe te kontribuoni drejt nje zgjidhjeje kompromisi e cila ndersa garanton transparencen dhe respektin per Kushtetuten nga ana tjeter do te siguronte aktivitet te plote legjislativ ne parlament - apeloi Komisioneri per Zgjerimin ne Komisionin Evropian Stefan Fyle.



Bllokimi i situates aktuale politike ka ardhur per shkak te mosmarreveshjeve te krijuara nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbi hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ndersa ka pasur disa raunde negociatash per gjetjen e nje zgjidhjeve asnje rezultat nuk eshte arritur nga pala politike shqiptare. Nga ana e tjeter me afrimin e dates se zgjedhjeve te ardhshme vendore te cilat do te mbahen me 11 maj nderkombetaret apelojne per fillimin e punes per permiresimin e reformes zgjedhore mbi bazen e rekomandimeve te OSBE-ODHIR te cilat u dhane ne raportin e fundit te zgjedhjeve parlamentare. Por megjithese ka nje apel te vazhdueshem nga nderkombetaret mazhoranca nuk ka pranuar deri me tani asnje kerkese te bere nga Partia Socialiste megjithese kjo e fundit ka hequr dore edhe kutite e fleteve te votimit. Me 9 nentor ne Komisionin Evropian pritet qe te paraqitet raporti per Shqiperine mbi vendin e statusit kandidat ku kriter kryesor do te jete dhe situata politike ne vendin tone.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›