Driteroi Pa protesta nuk ka viza

Patriarku i Partise Socialiste Dritero Agolli apeloi dje ndaj klases politike qe te gjeje konsensus per zgjidhjen e krizes
Po te mos kishte protesta nuk do te jepeshin as vizat. Prokuroria te hetoje te mos kete frike
Patriarku i Partise Socialiste Dritero Agolli ka apeluar dje ndaj klases politike qe te gjendet konsensus per zgjidhjen e krizes politike qe vijon prej muajsh ne vend.
Ne 79 vjetorin e ditelindjes se tij poeti dhe shkrimtari i madh tha se duhet ti jepet fundit kapitullit te gjate te perplasjeve pasi sipas tij ka qene rraskapites dhe nevojitet nje rruge permes te ciles ti jepet drejtim krizes aktuale.
Por kurrsesi ai nuk perjashton perdorimin e protestave per zgjidhen e situates pasi i vlereson si nje barometer i rendesishem qe tregon nivelin e demokracise. Disa tani thone se pse duhet te kete protesta. Por protesta demokracia duhet te kete.
Po te mos kishte protesta ne keto 20 vjet qe jemi nuk do te jepeshin as vizat nuk do te jepej as afrimi ne Bashkimin Evropian. Nuk do te kishte integrim se do te thoshte Bota dhe Evropa qe te kane mbyllur gojen dhe kushedi se cfare kane qe mbyllin gojen - deklaroi ai.
Megjithese i konsideron protestat si shume te rendesishme Driteroi sugjeron qe gjithcka te behet ne sasine e duhur. Duke iu referuar nisjes se protestave te Partise Socialiste te parashikuar javen e ardhshme patriarku socialist shprehet se po te kete gjithnje demonstrata atehere populli nuk do te punoje. Protestat ne demokraci jane te domosdoshme.
Por sic thote populli Gjella me kripe dhe kripa me karar. Se po te bejme gjithnje protesta dhe demonstrata nuk do te punojne. Atehere populli do te mbetet i varfer nese nuk punon ti marrim nga arat te gjithe ti lirojme dhe ti themi hajde te dilni dite per dite. Keshtu qe edhe ato te tepruara nuk shkojne - shprehet figura historike e Partise Socialiste Dritero Agolli.
Por larg vemendjes se tij nuk kane qendruar dhe akuzat e shumta te bera nga partite politike ne adrese te kundershtareve politike duke kerkuar nga prokuroria qe te mos kete frike dhe te veproje per vertetimin e akuzave.
Per sa i perket luftes se fundit politike ku palet akuzojne njeri-tjetrin per korrupsion patriarku i Partise Socialiste kerkoi qe kjo situate te perfundoje. Te gjithe keto qe behen qe thame ne qe nxjerrin fleterrufe te shkruara kurse ne socializem ishin flete te varura ne mure keto jane te varura ne dore jane njelloj.
Kjo situate duhet te mos jete e tille te merret prokuroria dhe te mos kene frike nga pushtetet dhe nga njerezit qe jane ne fuqi por ata duhet te jene shume te mencur qe kete fenomen ta mbyllin - shprehet Driteroi.
Megjithese qendron i menjanuar larg skenes politike shqiptare keshillat e patriarkut socialist gjithnje kane qene te cmuara dhe te bera ne kohen e duhur.
Prej zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 dhe deri me tani politika shqiptare ka vijuar te trashegoje nje krize te vazhdueshme qe ndonese muajt kalojne mosmarreveshja midis paleve mbetet po ajo hetimi i zgjedhjeve te fundit parlamentare.
Protestat
Disa tani thone se pse duhet te kete protesta. Por protesta demokracia duhet te kete. Po te mos kishte protesta ne keto 20 vjet qe jemi nuk do te jepeshin as vizat nuk do te jepej as afrimi ne Bashkimin Evropian. Nuk do te kishte integrim se do te thoshte Bota dhe Evropa qe te kane mbyllur gojen dhe kushedi se cfare kane qe mbyllin gojen.
Keshilla
Protestat ne demokraci jane te domosdoshme. Por sic thote populli Gjella me kripe dhe kripa me karar. Se po te bejme gjithnje protesta dhe demonstrata nuk do te punojne. Atehere populli do te mbetet i varfer nese nuk punon ti marrim nga arat te gjithe ti lirojme dhe ti themi hajde te dilni dite per dite. Keshtu qe edhe ato te tepruara nuk shkojne.
Akuzat
Te gjithe keto qe behen qe thame ne qe nxjerrin fleterrufe te shkruara kurse ne socializem ishin flete te varura ne mure keto jane te varura ne dore jane njelloj.
Kjo situate duhet te mos jete e tille te merret prokuroria dhe te mos kene frike nga pushtetet dhe nga njerezit qe jane ne fuqi por ata duhet te jene shume te mencur qe kete fenomen ta mbyllin.
Topi uron shkrimtarin
Me rastin e 79 vjetorit te ditelindjes Presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi ka telefonuar dje shkrimtarin e madh te letrave shqipe Dritero Agolli duke i uruar ditelindjen. Permes ketij komunikimi kreu i larte i shtetit ka uruar shkrimtarin qe te kete nje jete sa me te gjate dhe te kaloje nje pleqeri te bardhe
Rama Driteroi eshte nje simbol i socialisteve
Krahas urimeve dhe telefonatave te shumta Dritero Agolli eshte vizituar nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama me rastin e 79 vjetorit te ditelindjes. Ne kete takim kryesocialisti ka uruar shkrimtarin e madh duke u shprehur se ishte kenaqesi e vecante qe ne kete dite ta uronte dhe te merrnim nga rrezatimi i energjise dhe i humorit te tij.
Ishte kenaqesi e vecante qe ne kete dite te zymte vjeshte ti uronim 100 vjet Dritero Agollit dhe te merrnim nga rrezatimi i energjise dhe i humorit te tij.
Dua qe edhe me ndihmen tuaj dhe me pranine tuaj tia ribej urimin ne emer te te gjitheve pa dallim sepse Driteroi vertet eshte nje simbol i socialisteve por eshte njekohesisht shume me teper se kaq eshte nje pike referimi e krejt shoqerise sone nje pike referimi e historise sone nje pike referimi edhe e te gjitha atyre vlerave dhe gjithe atyre normave sa tradicionale aq edhe universale qe ai eshte perpjekur vijimesisht ti promovoje dhe ti misheroje me vepren dhe me shembullin e tij - uroi patriarkun socialist Edi Rama.
Sekretari Organizativ ne PS sqaron strategjine qe do te perdoret
Klosi Javen e ardhshme nisin protestat
Sekretari Organizativ ne Partine Socialiste Blendi Klosi beri dje te ditur se kane nisur pergatitjet per protestat ne te gjithe vendin dhe javen e ardhshme do te jete dhe fillimi i tyre.
Ne nje prononcim per mediat ai sqaroi se tashme baza ka nisur pergatitjet per keto tubime te cilat do te kene ne fokus situaten ekonomike dhe transparencen e zgjedhjeve te fundit parlamentare. E gjithe struktura e PS-se eshte tashme e perfshire ne dy aspekte te rendesishme e para eshte evidentimi i problematikes qe qytetaret ne te gjithe Shqiperine kane.
E dyta eshte organizimi i strukturave te partise per te mbeshtetur keto protesta. Strategjia jone eshte mjaft e qarte ne jemi ne evidentim te korrupsionit qeveritar ne jemi ne kerkese te transparences e cila eshte ajo transparence e munguar qe nga 28 qershori - sqaroi Klosi.
Por ai tha gjithashtu se ende nuk eshte vendosur slogani qe do te perdoret ne keto protesta por e sigurt eshte se ato nuk do te ndalen deri ne largimin e qeverise. Nje tjeter shqetesim i ngritur prej tij eshte dhe abuzimet qe sic thote ai po behen me fondet e parlamentit.
Ajo qe po ndodh ne parlamentin shqiptar eshte nje raport shume i keq dhe kjo vjen nga abuzivizmi i pushtetit dhe ajo qe ndodh ne te gjithe realitetin eshte qe gjithsecili minister abuzon ne sektorin e tij. Jozefina kete sektor ka dhe mbi kete sektor abuzon per sa i perket pastaj raportin me pagen e deputeteve edhe aty po luhet ne menyre jashte normale.
Deputetet penalizohet i nderpritet paga - deklaroi Klosi. Sipas tij socialistet do te vazhdojne te kerkojme kete transparence jo vetem se si mbahet raporti me deputetet e opozites por dhe menyren se si abuzohet me fondet e akorduara me parlamentin te cilat nuk jane vetem per te jetuar Jozefina me mire.