Fatmir Hoxha merr pelqimin e PD per Kushtetuesen

Deputeti Halimi e cilesoi karrieren profesionale te gjyqtarit si te shkelqyer. Tre te dekretuarit e tjere te Topit per ne Gjykaten Kushtetuese veshtiresi per te marre pelqimin e Kuvendit
TIRAN- Gjyqtari Fatmir Hoxha eshte i vetmi kandidat per Gjykaten Kushtetuese qe ka marre deri me tani pelqimin e mazhorances. Anetaret e djathte te komisionit te ligjeve pohuan se gjyqtari Hoxha eshte me i favorizuar se tre kandidatet e tjere per tu zgjedhur anetar i gjykates me te rendesishme ne vend nderkohe qe per tre te tjeret nuk do te jete shume e lehte.
Komisioni i Ligjeve zhvilloi dje seancen degjimore me kandidatin e dyte per anetar te Gjykates Kushtetuese Fatmir Hoxha i cili njohu anetaret e komisionit me arsimimin e tij eksperiencen e tij te punes ne sistemin gjyqesor etj.
Ne ndryshim nga seanca me kandidatin Artan Hoxha diten e marte e cila zgjati me shume se dy ore ne seancen e djeshme anetaret e Komisionit te Ligjeve u mjaftuan vetem me 20 minuta per sqarime per emrin e dekretuar nga Presidenti Topi.
Seanca
Kandidati per gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese Fatmir Hoxha gjeti pelqimin e mazhorances per postin e larte shteteror.
Duke shfrytezuar rastin per ta pyetur per pasurine deputeti demokrat Eduard Halimi e vleresoi karrieren e gjyqtarit Hoxha si te shkelqyer nderkohe qe ne menyre indirekte sulmoi kandidatin e djeshem Artan Hoxha i cili zoteron nje apartament ne Golem.
Keni pasur nje karriere te shkelqyer dhe nuk jeni shkeputur asnjehere ne karrieren tuaj. Nuk shikoj ndonje superbanese apo superzyre ne Tirane duke pare CV-ne tuaj. Si ka ardhur kjo nuk iu eshte dhene mundesia nuk ju ka ardhur ndonje okazion nuk keni pasur ndonje vella thote Majko ne Ameriken veriore. Gjithe keto para juve ku i keni cuar pasi keni 19 vjet qe punoni - theksoi Halimi.
Por deputeti socialist Pandeli Majko nderhyri duke kerkuar sipas tij me shume seriozitet ne zhvillimin e punimeve te komisionit dhe jo per ti kerkuar njerezve pervojat vetjake ose jo. Jemi per te vleresuar aftesite profesionale te njerezve te cilet me dekret te Presidentit jane emeruar anetar te gjykates Kushtetuese prandaj ju lutem na lini qe kete mbledhje ta procedojme ne menyre serioze dhe te mos e kthejme ne gallate - tha Majko.
Gjate pergjigjes kandidati Fatmir Hoxha tha se pasuria e tij familjare eshte ajo e paraqitur ne deklaraten e pasurise se Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive e cila sipas tij eshte vene vetem nga te ardhurat nga puna dhe se nuk ka marre asnje dhurate qe ka tejkaluar vleren e simbolikes.
Rreth kesaj kur jam transferuar ne Tirane dhe ne Shkoder duke mos pasur banese dhe kam krijuar familje shume vone. Me keto te ardhura eshte ajo pasuri qe eshte. Pastaj ne lidhje me dhuratat ato duhet te kene kuptimin e dhurates pra dicka simbolike sesa te jete nje pasuri e dyfishte - sqaroi Hoxha.
Gjyqtari i dekretuar nga kreu i shtetit per ne Gjykaten Kushtetuese mohoi cdo mbeshtetje politike ne karrieren e tij profesionale. Une kam mbaruar ne vitin 1991 dhe te gjithe studentet e asaj periudhe jane emeruar dhe sistemuar ne pune. Ne vitin 96 jam emeruar ne Gjykaten e Apelit Tirane nuk kam pasur ndonjehere suport dhe as njohje politike - theksoi Hoxha.
Gjashta e te Drejtes Kushtetuese
Nota 6 e kandidatit per anetar ne Gjykaten Kushtetuese ne lenden e te Drejtes Kushtetuese ka qene edhe objekt diskutimi gjate seances degjimore ne Komisionin e Ligjeve. Deputeti socialist Armando Subashi kerkoi sqarime per rezultatet e tij dhe per pretendimet me kete note.
E mbani mend profesorin me te cilin keni zhvilluar lenden per te Drejten Kushtetuese ne fakultet dhe duke u nisur nga lista e notave qe keni paraqitur a keni pasur ndonje pretendim ne ate kohe se mund tju jete ngrene haku ne lidhje me noten qe keni marre - tha Subashi. Gjyqtari Fatmir Hoxha deklaroi se pavaresisht pretendimeve per shkak edhe te angazhimit nota eshte ajo e paraqitur ne listen e notave.
Protestat e dhjetorit
Deputeti demokrat Dashnor Sula kerkoi sqarime nga gjyqtari Hoxha nese ky ka marre pjese ne protestat e dhjetorit ne 91-in per ndryshimin e sistemit. Ne shpjegimet tuaja dhe ne CV-ne qe eshte paraqitur keni deklaruar qe keni perfunduar ne 91-in fakultetin e Drejtesise.
Pyetja ime pa u keqkuptuar eshte se a keni qene pjesemarres i levizjes studentore te 90-es per rrezimin e Partise Socialiste nga pushteti - tha deputeti Sula. Ka qene pikerisht emertimi Partia Socialiste e cila solli edhe reagimin e menjehershem te deputetit socialist qe e vleresoi ate provokim. Ky eshte provokim thuaj i Partise se Punes jo Partise Socialiste - theksoi Fino.
Debati
Dashnor Sula Ne shpjegimet tuaja dhe ne CV-ne qe eshte paraqitur keni deklaruar qe keni perfunduar ne 91-in fakultetin e Drejtesise. Pyetja ime pa u keqkuptuar eshte se a keni qene pjesemarres i levizjes studentore te 90-es per rrezimin e Partise Socialiste nga pushteti
Bashkim Fino Ky eshte provokim thuaj i Partise se Punes jo Partise Socialiste.
Ilir Rusmali Ashtu eshte e drejte. Korrigjoni pyetjen.
Bashkim Fino Beja qejfin Dashit dhe thuaj kam qene dhe bera mire qe rrezova PS-ne thote...
Ilir Rusmali E tha e mire dakord. Nuk ka pyetje te tjera. Do te kemi edhe nje debat brenda komisionit dhe do te kerkoje nga kuvendi te percjelle qendrimin e tij.