Trafik me 22 kg heroine, 14 vjet burg tre shqiptareve
Londer- Gjykata e Krimeve ne Londer denoi dje me 14 vite burg tre shqiptaret, qe u kapen me 22 kilograme heroine ne muajin korrik te ketij viti. Vlera e mallit shkonte ne 1.5 milione paund, ndersa ne llogarite bankare te dyshuarve iu gjeten edhe shuma te medha valute te derdhura, duke qene te papune. Elton Negro, 35-vjec, eshte cilesuar si kreu i grupit dhe eshte denuar me 8 vite heqje lirie, kurse dy shoket e tij Dhimiter Lundraxhiu dhe Visar Ahmeti jane izoluar me nga 3 vjet burg secili. Lundraxhiu, 26 vjec, mesohet se sherbente si korrier i droges dhe iu kapen 4 kg heroine, ndersa 25-vjecari Ahmeti, u kap kur i dorezoi 210 mije euro Elton Negros ne parkingun e nje qendre tregtare ne zonen "Brent Cross". Agjentet e Scotland Yard-it, policise britanike, do te arrestonin te fundit Elton Negron dhe i gjeti atij ne shtepi 18 kilograme heroine, si dhe 22 mije sterlina. Nga hetimi u zbulua se ne llogarine bankare te tij, pavaresisht se ishte i papune, kishte 40 mije sterlina. Para se te arrestohej, edhe policia franceze i sekuestroi Negros 500 mije euro, burimi i te cilave mbeti mister. Akuzat qe u ngriten ndaj tyre ishin "trafik droge" dhe "pastrim parash". Gjykatesi Simon Carre, gjate leximit te mases se denimit tha se negro ishte kreu i grupit dhe organizatori i trafikut. Goditja eshte cilesuar ne 20 operacionet me te bujshme ne Angli.