Antibiotikët, vijon fushata kundër përdorimit pa kriter
TIRANE - Ministria e Shëndetësisë ka vijuar edhe sot fushatën sensibilizuese për heqjen dorë nga përdorimi pa kriter i antibiotikëve, ndërsa ka thirrur dhe një takim të Komitetit Kombëtar për Menaxhimin e situatës, pas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ministri i Shendetësisë, Petrit Vasili u shpreh se në varësi të përfundimeve të takimit, qeveria do të marrë masa shtrënguese dhe penalizuese, si ndaj mjekëvë që abuzojnë me ilaçet, ashtu edhe ndaj farmacive.
Sipas studimeve të Institutit të Shëndetit Publik, antibiotikët me pak efikas si shkak i përdorimit pa kriter nga qytetarët mbeten gentamicina, baktrina etj.
Çdo vit në Europë vdesin të paktën 25 mijë persona, si rezultat i rezistencës mikrobike ndaj antibiotikëve.
(er.nu/news24/BalkanWeb)