Tiranë, zjarr në një magazinë fishekzjarresh, flakët djegin një banesë dhe 2 biznese - LIVE
TIRANE-Një zjarr i fuqishëm në një magazinë fishekzjarresh ne Tirane ka vënë në alarm këtë pasdite zjarrfikësit e kryeqytetit dhe Durrësit dhe banorët e zonës ku ndodhej godina.
Magazina me fishekzjarre ndodhet në kryqëzimin e Unazës së Re, pranë tregut të zonës së Kombinatit, ndërsa zjarri në të mësohet se ka rënë rreth orës 16:30 minuta.
Banorë të zonës sapo kanë parë flakët gjigande dhe tymin kanë njoftuar forcat e zjarrfikëseve. Në vendgjarje mbërriti fillimisht vetëm një zjarrfikëse që nisi menjëherë nga puna për lokalizimin e flakëve dhe më pas disa të tjera.
Policia nisi menjëherë nga evakuimi i banorëve që kishin banesat pranë magazinës së fishekzjarreve. Mësohet se zjarri po përparon dukshëm dhe për shkak të lëndës që ndodhet në magazinë që përshpejton flakët e zjarrit duke u dhënë përmasa tepër të mëdha. Herë pas herë dëgjohen shpërthime të fuqishme të fishekzjarreve që po digjen brenda magazinës.
7 zjarrfikëse nga Tirana dhe nga Durrësi kanë mbërritur në vendgjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë flakët. 3 zjarrfikëse janë pranë një pike karburanti që ndodhet në zonë dhe po luftojnë të mbajnë larg zjarrin.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se aktualisht nuk ka asnjë të dëmtuar nga ky incident.
Laci: Situata kritike
Ora 17:10-Kreu i zjarrfikëseve të Tiranës, z. Dilaver Laci konfirmoi se situata me zjarrin në magazinën e fishekzjarreve është serioze.
“Përberja e materialeve që përmban magazina vështirëson punën e zjarrfikëseve për shuarjen e flakëve. Nuk ka të dhëna për viktima. Shtënllungat e tymit janë tepër gjinagnde dhe për këtë arsye në evakkuam banorët e zonës. Po punojmë që flakët të mos mbërrijnë drejt banesave”.
Banorë të zonës po ndihmojnë zjarrfikësit të shuajnë flakët e zjarrit që po kërcënojnë banesat e tyre. Shumica e banorëve janë të komunitetit rom.
Rrezik karburanti dhe pika e shitjes se bombolave
Ora 17:15-Nje pike karburanti dhe nje e shitjes se bombolave te gazit jane ne rrezik per shkak te flakeve te zjarrit qe ndodhen vetem 15 metra larg tyre.
Digjet banesa
Ora 17:30-Nje banese po digjet nga flaket pasi zjarri i rene ne magazinen e fishekzjarreve eshte perhapur dhe me teper. Zjarrfikesit po punojne me te gjitha forcat per te shuar flaket, por situata sa vjen e rendohet.
Bllokohet trafiku
Ora 17:40-Trafiku rrugor në këtë zonë është bllokuar totalisht. Vështirësi kanë hasur dhe zjarrfikëset që po tentojnë të futen në lagje, por ndërtimet e reja nuk lejojnë ndërhyrjen me shpejtësi të tyre në vendgjarje.
Shpërthime të fuqishme
Ora 17:45-Të fuqishme janë shpërthimet e mëdha të fishekzjarreve që digjen në magazinën e përfshirë nga flakët.
Flakët përfshijnë 2 biznese
Ora 17:50-Zjarri që prej 1 ore po djeg magazinën dhe një banesë nuk ka mundur të lokalizohet nga zjarrfikesit. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë godinën e një kafeneje dhe një dyqani aty pranë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera LIVE Foto-Tiranë, zjarr në një magazinë fishekzjarresh