E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poposki: Negociatat me BE-në, paralel me çështjen e emrit

SHKUP- Kryediplomati maqedonas, Nikola Poposki u dërgoi një letër homologëve të tij europianë, ku kërkon që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërkohë që paralelisht vijojnë negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë.

"Në letër theksova interesin tonë të përbashkët, jo vetëm të Republiksë së Maqedonisë, por edhe të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për gjetjen e një qasjeje europiane. Kjo nënkupton të mos bazohet në ashpërsi dhe pengesa, por në bashkëpunim me theks të veçantë në ato pjesë ku kemi interesa të përbashkëta", deklaroi ministri Poposki për gazetarët, gjatë një aktiviteti me trupin diplomatik të akredituar në Maqedoni.

(er.nu/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›