Elbasan, “burg pa afat” për 29-vjeçarin, vrau kamerieren
ELBASAN - Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë “Burg pa afat” për 29-vjeçarin Mirian Dedja, i akuzuar për vrasjen e 23-vjeçares Angresa Thomai, e cila punonte si kameriere në një lokal në Elbasan.
Gjate seancës së sotme, 29-vjeçari nuk e ka pranuar autorësinë e vrasjes, duke ia hedhur fajin shokut të tij, 38 vjeçarit Gazmend Selimaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Shtetasi Mirian Dedja akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim”, ndërkohë që arrestimi i tij u bë vetëm dy ditë më parë në qytetin e Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur më 22 tetor, kur shtetasi Mirjam Dedja ka qëlluar me armë zjarri kamerieren e një lokali pranë Universitetit "Aleksander Xhuvani ", pasi ajo kishte vonuar porosinë e tij.
(er.nu/BalkanWeb)