Fier, e zë korenti, vdes elektriçisti kroat

Një shtetas kroat ka humbur jetën aksidentalisht paraditen e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur zonën naftë-mbajtëse, ku shtetasi Damir Qekuliç, me detyrë elektriçist ka qënë duke montuar linjën prej 20 kë në momentin kur e ka kapur korenti dhe për pasojë ka humbur edhe jetën.
Mësohet se shtetasi kroat ishte duke montuar nënstacionin e tensionit të lartë tek TEC-i në momentin kur ka rënë në linjën e tensionit dhe për pasojë trupi i tij është karbonizuar .
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.