E Diel, 1 Nëntor 2026

Antidroga, asgjësohen brenda 12 orësh 1500 rrënjë kanabis

GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë një aksion për asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella në parcela, kryesisht në zonat malore. 

Dje pasdite, në zonën e komunës Antigone në Pyllin e Manastirit fare pranë pikës ku tre ditë më parë u sekuestruan mbi 700 rrënjë kanabis, blutë evidentuan tri parcela në të cilat ishin mbjellë rreth 1310 rrënjë kanabis. Policia tha se është duke punuar për kapjen e autorëve që kanë kultivuar këtë bimë. Po dje, vetëm pak orë para bllokimit të kësaj sasie, ekspertët e antidrogës bllokuan në Tepelenë 250 rrënjë narkotike të llojit kanabis sativa të mbjella në afërsi të fshatit Luzat, rreth 5 km në jug të qytetit. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se dy parcela të mbjella me lëndë narkotike kanabis janë evidentuar në Grykën e Pihoit në përroin e malit të fshatit Luzat. Burimet shtuan se në të dyja rastet e djeshme, policia ka rënë në gjurmët e personave, që mund të jenë zotërues të mallit narkotik, por emrat e tyre nuk jepen për arsye hetimi.                 p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›