Pensionet, zbulohet skema e falsifikimit
Emra pensionistësh fantazmë, gjenealitete të falsifikuara, kartela pensioni bosh dhe të plotësuara, certifikata të ndryshme, libreza pune false dhe regjistra të kohës së komunizmit të falsifikuar.
Fatos Mahmutaj
Me të gjitha këto, tre të arrestuarit e operacionit “Qelia e hapur” ia kishin dalë mbanë t’i jepnin pensione të majme jo vetëm atyre që nuk kishin punuar kurrë në minierë, por edhe atyre personave që ende nuk kishin mbushur moshën për të përfituar pension. Madje, “mëkatet” e tre të arrestuarve ishin regjistruar në mënyrë perfekte në një ditar të mbajtur nga 43-vjeçarja Rabie Pupla, për më tepër të shënuara me detaje, duke përshirë këtu edhe pagesat 1800 deri në 2500 euro që tre të arrestuarit kishin përfituar nga “pensionistët”, si dhe natyrisht numrat e telefonit të secilit dhe adresat e sakta. Pikërisht mbi të dhënat e shënuara në këtë ditar, Prokuroria po ndërton hetimin në ngarkim të tre të arrestuarve, ndërsa shtatë pensionistëve të rremë pas gjetjes së tyre u ka komunikuar akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe i ka dërguar në gjykatë në procese të tjerë. Burime pranë hetimit të çështjes pohojnë se gjatë ditës së djeshme, asnjëri prej tre të akuzuarve nuk kanë pranuar të flasin rreth akuzave, duke mbajtur prerazi qëndrim mohues dhe duke kërkuar avokatë mbrojtës. Hetuesit e çështjes në fillim i kanë kërkuar shpjegime për akuzën 43-vjeçares Pupla. Kjo, lindur në Burrel dhe banuese në kryeqytet, ish-përgjegjëse e Zyrës së Verifikimit në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, aktualisht shefe e zyrës se vlerësimit pranë degës së Thesarit, është personi që ka dërguar hetimin te dy të bashkarrestuarit me të. E pyetur për materialet e gjetura, ajo ka pohuar se thjesht ka bërë punën e saj si punonjëse e shtetit. Pas kësaj Prokuroria i është drejtuar Qazim Laçit, ish-deputet dhe ish-kreu i minierës së boksideve në Priskë, duke marrë të njëjtën përgjigje edhe nga ky. Më pas ka refuzuar të japë informacione edhe Fatmir Sula, ish-shefi i kuadrit në këtë minierë, aktualisht përgjegjës i zyrës së inxhinierëve në “Alba Miniera” në Ministrinë e Ekonomisë. Ndërkohë, pas verifikimit të “pensionistëve” të rremë, Prokuroria ka nisur hetimin ndaj tre të arrestuarve, duke u vënë në përgjim celularët. Por edhe pse ata janë përgjuar për një kohë të gjatë, shumë pak informacione të rëndësishme kanë mundur të japin për llogari të hetimit. Gjatë hetimeve paraprake, organi i akuzës ka shtënë në dorë një sasi të konsiderueshme dokumentesh që i përkasin ish-minierës së boksideve në Priskë. Tre të arrestuarit ishin treguar të kujdesshëm, që nëpër regjistrat e punëtorëve që i përkisnin kohës së komunizmit, kishin shënuar emrat e pensionistëve të rremë, por në mjaft raste kishin dalë bllof, pasi kishin prishur radhën kronologjike të ish-minatorëve realë. Falsifikimi dallohej edhe në faktin se në librezat e punës të përpiluara nga të arrestuarit ishte shënuar se “pensionistët” kishin punuar më parë në ferma të ndryshme, ku pas verifikimeve në to rezultonte se nuk kishte asgjë të vërtetë. Po kështu në regjistrat e kohës së komunizmit vihej re zëvendësimi i fletëve origjinale me fletë të tjera të ngjitura, për të cilat Prokuroria do kërkojë ekspertim në Laboratorin e Kriminalistikës.
“Qelia e hapur”
Të arrestuar
Qazim Ali Laçi,
60 vjeç
Fatmir Gani Sula,
51 vjeç
Rabie Abdi Pupla,
43 vjeçe
Akuzat
“Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë të kryera në bashkëpunim”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”
“Pensionistët”
Dervish Demarku
Satixhe Sinakolli
Hashar Çela
Nazmie Çuni
Zyber Çullhai
Antoneta Policio
Hetim edhe për 2 mijë dosje të tjera pensionesh
TIRANE- Dyqind dosjet e pensionistëve të minatorëve, të zbuluara dhe të dokumentuara se janë dhënë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, pritet të pasohen edhe nga dy mijë të tjera. Veç ish-administratës së minierës së Priskës, tashmë nën hetim mësohet se janë edhe simotrat e minierave të Mushqetas, Krrabës dhe Valiasit. Lajmi është bërë i ditur për “Panorama” nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas tyre, nga verifikimi i dosjeve të pensioneve të minierës së Priskës, ata kanë zbuluar shkelje të ngjashme edhe në dokumentacionin e pensioneve të 3 minierave të tjera në zonën e Tiranës. Të njëjtat burime pohuan se skema ka funksionuar në mënyrë të ngjashme me skemën e zbuluar në minierën e Priskës. Tashmë policia ka marrë nën hetim ish- drejtues të administratave të këtyre tri minierave, të cilët janë nën hetim për falsifikim të dokumenteve, regjistrave shtetërorë dhe borderove të ndërmarrjeve shtetërore. Veç ish-drejtuesve të administratës së këtyre minierave, nën hetim oficerët e zyrës së antikorrupsionit janë marrë edhe funksionarë dhe ish-drejtuesit të Institutit të Sigurimeve, me të cilët të dyshuarit kanë bashkëpunuar për të menaxhuar nxjerrjen e pensioneve false. Kjo, sipas burimeve të policisë, në rastin e pensioneve të minatorëve të Priskës është provuar, pasi në banesat e të arrestuarve Qazim Laçi, Fatim Sula dhe Rabie Pupla policia ka gjetur dhe ka bllokuar dokumente të bardha, si libreza pensionesh, formularë të bardhë e dokumente të tjerë. Nga vëzhgimi me sy i këtyre dokumenteve, policia ka vënë re se formularët, librezat etj., ishin të viteve të fundit. Këto fakte kanë bërë që policia të ngrejë dyshime se të arrestuarit mund të kenë vazhduar veprimtarinë e tyre të falsifikimit të dosjeve të pensioneve edhe pasi ishin larguar nga detyrat e tyre të mëparshme. Qazim Laçi, aktualisht i papunë, Fatmir Sula, aktualisht shef i zyrës së inxhinierëve si dhe Rabie Pupla, përgjegjëse e zyrës së Vlerësimit në Thesarin e Shtetit, u arrestuan dy net më parë me akuzën e falsifikimit të dosjeve të pensioneve për minierën e Priskës. Falsifikimi, sipas policisë, është kryer për së paku 200 dosje pensionesh nga viti 2000 e në vazhdim. Për çdo person që merrte statusin e pensionistit, personat përfitonin nga 200 deri 250 mijë lekë të reja. d.b