Stuhia, bllokohet 4 orë Qafë Shllaku
KUKES/DIBER - Rruga nacionale në Qafë Shllak është bllokuar të premten për mëse katër orë, nga stuhia me erë dhe shi.
Është dashur ndërhyrja e makinerive të rënda të Ndërmarrjes së Rrugëve për të bërë të mundur hapjen e këtij korridori që është i vetmi që lidh Kukësin me Kosovën. Dhjetëra makina janë detyruar të presin derisa stuhia është qetësuar disi, për të vijuar më pas rrugën. Reshjet kanë rrezikuar edhe rrëshqitjen e dherave që favorizohen nga gërryerjet e shumta, që po pëson pjesa sipër rrugës. Ndërkaq, qyteti i Kukësit për disa orë ka vuajtur edhe mungesën e energjisë elektrike si pasojë e kësaj stuhie. Por duket se ata që janë prekur më shumë nga kjo stuhi kanë qenë banorët e fshatrave. Puna gati njëvjeçare e tyre ka shkuar dëm, pasi të mbjellat e tyre janë shkatërruar. E njëjta situatë është shënuar edhe në Dibër. Furtuna ka sjellë kaos për disa orë në qytet, ndërsa ka përmbytur hektarë të tërë me të mbjella. Burime zyrtare pranë drejtorisë së bujqësisë dhe ushqimit në këtë qark sqaruan se megjithëse dëmi i shkaktuar nuk është evidentuar plotësisht, gruri, misri, perime, dru-frutorë etj janë shkatërruar. “Ne, thanë drejtuesit e bujqësisë, kemi urdhëruar zyrat tonë në rrethe dhe kryetarët e organeve të qeverisjes vendore të evidentojnë me saktësi dëmet e shkaktuara. Nga burimet paraprake që kemi, dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Luginën e Matit”. j/h/e.d