E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antidroga, bllokon 330 kg drogë 3 të arrestuar

TIRANE- GJIROKASTER- Dy operacione antidrogë u ekzekutuan gjatë orëve të natës në Gjirokastër e Tiranë.
Në kuadër të një operacioni antidrogë, policia e Tiranës ka sekuestruar mbrëmë në një banesë një sasi prej 180 kg kanabis sativa. Nëpërmjet një konference për shtyp të dhënë sot paradite forcat blu të kryeqytetit informuan se droga ishte gjetur në banesën e Astrit Kucit, 38 vjec. Këtij të fundit i janë vënë prangat.

Operacioni i koduar “Pritja e gjatë’ ka vënë në pranga dy shtetas të akuzuar si organizatorët kryesorë të një grupi të mirëorganizuar të trafikut të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Ndalimi i tyre është bërë nga policia e Gjirokastrës dhe vjen pas sekuestrimit të një sasie prej 150 kg mariuanë më 22 shtator 2010.
Për arsye hetimi sekuestrimi i lëndës narkotike ishte mbajtur sekret.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Gjirokastrës kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme Stavri Hakarepi i datëlindjes 1972, lindur në Delvinë dhe banues në Ksamil Sarandë; dhe Gazmir Avduli, i datëlindjes 1974, lindur dhe banues në Konispol Sarandë , i dënuar më parë me 5 vjet burg për Trafik të lëndve narkotike.
Pas një hetimi prej 5 mujor policia ka arritur të dokumentojë veprimtarinë e plotë kriminale të ketij grupi, në rrethet Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë.

Sipas policisë lënda narkotike ishtë siguruar në fshatin Lazarat dhe ishte transportuar e magazinuar në rrethin Delvinës, me destinacion përfundimtar shtetin grek. Më 22 shtator të vitit të kaluar, në hyrje të qytetit Delvinë policia konstatoi automjetin që transportonte lëndën narkotike.

Drejtuesi i automjetit porsa ka konstatuar se po e ndiqte policia është kthyer me shpejtësi në drejtim të fushave të Karahaxhit në rrethin e Delvinës dhe menjëherë ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira.

Vetëm dje u bë i mundur ndalimi i të akuzuarve si dy organizatorë të këtj rrjeti trafiku, ndërsa vijon aksioni për vënien në pranga të pjestarëve të tjerë të këtj rrjeti.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›