Berat, e moshuara gjendet e vdekur në banesë
BERAT- Një 70-vjeçare është gjetur e vdekur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në banesën e saj në qytetin e Beratit. Adile Strumi jetonte e vetme në bllokun e Pallateve të të Persekutuarve. Policia dyshon se viktima mund të jetë vetëhelmuar pasi rreth trupit të saj janë gjetur disa kuti me ilaçe.
Fqinjët e të moshuarës pasi kanë vënë re se 70 vjecarja kishte tre ditë që nuk dilte, kanë hyrë me forcë në banesë. Gruaja është gjetur e vdekur e shtrirë në dyshemenë e njërës prej dhomave të apartamentit të saj. Fqinjët dhe të afërm të viktimës dëshmuan për policinë se e moshuara nuk vuante nga asnjë sëmundje, por prej disa javësh kishte shfaqur shenja të thella depresioni për shkak të braktisjes nga fëmijët dhe bashkëshorti i saj.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)