E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari hidhet nga trageti,sot dita e dytë e kërkimeve

TIRANE- Kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimet për gjetjen e 30 vjecarit Eduart Teodori, shqiptari që u hodh nga trageti i linjës Durrës- Bari, por ende nuk ka asnjë rezultat. Burime zyrtare të rojes bregdetare në Bari të Italisë bënë të ditur se mëngjesin e sotëm janë angazhuar në kërkime 2 helikopterë, një aeroplan si dhe 3 motovedeta të Guardia di Financës por ende nuk ka asnjë rezultat konkret. Kërkimet u ndërprenë mbrëmjen e djeshme për shkak të errësirës e cila bënte të pamundur vazhdimin e kërkimeve. Burimet zyrtare të rojes bregdetare në Bari të Italisë bënë të ditur se operacioni do të vijojë deri mbrëmjen e sotme, e shtunë. Mbeten ende të paqarta motivet që cuan 30 vjecarin të hidhej nga trageti por të dhënat e deritanishme flasin për një debat mes të riut nga Sanxhaku i Lacit dhe një vajze rumune që e shoqëronte atë. Shqiptari bashkëjetonte prej 5 vjetësh në Itali me shtetasen rumune. Më pas kapiteneria i kishte bllokuar pasaportën 30 vjecarit, dhe kjo ka pasuar më të tjera debate mes tij dhe personelit të sigurisë në traget.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›